Shkence

A jeni duke e lexuar këtë me zë të lartë në kokën tuaj?

Screen Shot 2015-03-01 at 7.52.17 PM

“Mos mendo për xhelatinën e gjelbër”. Përpiqeni shumë të largoni një mendim që ju rreh si cekan mbi kokë? Nuk jeni i vetëm. Rrjedha e ndërgjegjes sonë ndikohet lehtësisht nga influenca të jashtme. Mendimet tuaja të brendshme mundet që shpesh herë të duken të çuditshme dhe të izoluara, por ato nuk janë – diçka që industria e reklamave e di shumë mirë. Por sa shumë mendime të paqëllimshme mund të mbillni ju në mendjen e dikujt në mënyrë të menjëhershme? Për të hetuar, Ezequiel Morsella në Universitetin Shtetëror të San Franciskos dhe kolegët e tij u treguan vullnetarëve një seri prej 52 imazhesh bardh e zi me objekte të përditshme. Përpara se ta bënin këtë, vullnetarëve iu kërkua të mos e mendonin emrin e objektit, as të numëronin sesa shkronja kishte fjala. Nëse ata dështonin, iu ishte kërkuar të godisnin një tastë të caktuar. Në përgjithësi 73 % e vullnetarëve e thanë fjalën në mendjen e tyre, 33% numëronte shkronjat dhe 30% i bënin të dyja bashkë. “Ne jemi duke predikuar dhe kontrolluar jo një, por një sekuencë mendimesh, dhe secili prej tyre buron nga një proçes shumë i qartë dhe i një niveli i lartë”, thotë Morsella. “Ne jemi duke filluar të kuptojmë se proçeset e ndërgjegjes janë shumë më tepër se sa thjeshtë reflekse”.
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button