Teknologji

A ka “vdekur” e-maili?

emailMe rritjen e mesazhimit të shpejtë, letra digjitale duket se po zvarritet drejt fatit të postës-kërrmill. Nëse kutia juaj postare është duke raportuar, për momentin, qindra apo mijëra mesazhe të palexuara, ndoshta do ta keni të vështirë për të besuar të renë: e-mail është në rënie.

Vëllimi total i e-maileve ka rënë rreth 10% qysh nga viti 2010.

Fjala “e-mail” (electronic mail -postë elektronike) flet vetë rreth origjinës së tij: ishte modeluar sipas letrave të shkruara. Deri sot, shumë prej e-maileve fillojnë me një përshëndetje. Mund të jetë “hej” në vend të “e dashur Casey,” por është gjithësesi aty përshëndetja.

Dhe për arsye se kishte shumë kokëçarje, përfshirë dërgimin e letërpalosjes, zarfit, adresës, pullës, postimit – pak veta  e merrnin mundimin të dërgonin vetëm pak fjalë. Përpjekja dukej se justifikonte një mesazh më të gjatë. Njëherë e një kohë u lajmërua si “vdekja” e prekjes personale njerëzore, por e-maili ka zënë tani vendin e letrës si një formë e kudogjendur e komunikimit – si të biznesit ashtu edhe atë personal. Por a po i vjen fundi ditëve të tij nën “Diellin digjital”?

Në pamje të parë, kështu duket të jetë. Brezi që po vjen, mbi të gjitha nuk dërgon e-maile. Po, ata mund të kenë një adresë. Ata e përdorin vetëm siç do të përdornim dikur një makinë faksi: si një mjet për të komunikuar me shokët e vjetër të shkollës, si prindërit e tyre, ose sa të përmbushin kërkesat e regjistrimit në faqen e radhës të Internetit. Megjithatë, ata rrallëherë e kontrollojnë. Deri pak vite më parë, midis 25 dhe 35 vjeçarëve, emaili kishte rënë pothuaj 18 % – dhe midis adoleshentëve, kishte rënë në rreth 60%. Një drejtues i burimeve njerëzorë tek Microsoft thotë se kohët e fundit, aplikime nga të sapo diplomuarve në universitete, e lënë fushën e adresës së emailit të bardhë. Konsiderohet  si shumë i avashtë, jo në modë…

Memot e sotme elektronike të çastit, si mesazhet në celularë, në Facebook e Twitter, janë më të drejtpërdrejta, më të përqëndruara, më efikase. Ato heqin qafe përshëndetjen dhe daljen; ne i dimë tashmë “për kë” dhe “nga kush”.

Shumë korporata janë duke shkuar drejt rrjeteve mesazhuese pikërisht për këtë arsye:më shumë sinjal, më pak zhurmë. Dhe më pak kohë.

Kjo  prirje është një provë e mëtejshme se sistemet e ruajtjes dhe të transmetimit si të e-mailit, dhe voicemailit kanë dalë nga moda. Në vend që të lija një mesazh të gjatë, të cilin mund ta hapësh më vonë, unë tani mund të dërgoj një mesazh modest, që konsumohet lehtësisht, të cilin ti mund ta lexosh dhe t’i përgjigjesh gjatë rrugës.

Rënia e e-mailit korrespondon me lindjen e epokës së celularit. Le ta themi: e-maili ka qenë historikisht një aktivitet. Ju uleni për ta shkruar, mbushni një bllok kohe. Dhe mesazhet e gjata janë kaba në një telefon. Por mesazhet e çastit janë ndryshe. Këto janë “prerë” për t’u përshtatur në çdo kohë: përpara një filmi, në taksi, duke pritur për drekën. Dhe për arsye se këto shënime janë pandryshueshmërisht të shkurtra, ato janë të natyrshme për tastjerën e telefonit.

A do të thotë kjo që e-maili është drejt rrugës së koshit të plehrave në epokën digjitale. Mos ndofta ishte thjesht një teknologji tranzicioni – nga posta e mesazheve tek kanalet e reja të komunikimit?

Jo domosdoshmërisht. E-maili ka ende disa avantazhe. Ndërkohë që tweetet the tekstet shihen si kalimtare e-maili është ende diçka që juve e keni, mund ta arkivoni, ta kërkoni dhe t’i ktheheni më vonë. Është e lehtë të imagjinosh se do të vazhdojë të jetë më i përshtatshmi për komunikimet zyrtare: marrëveshjet, të rejat e rëndësishme, shpjegimet e gjata.

e.xh./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button