Shkence

A keni menduar ndonjëherë se si mësojmë? Ja procesi, i zbërthyer në 4 hapa

Screen Shot 2016-07-13 at 16.02.58

  1. Një neuron merr sinjale përmes dentriteve, degë që zgjaten prej trupit të qelizës.
  2. Sinjalet e dendriteve organizohen në trupin e qelizës. Nëse sinjalet janë të fortë sa duhet, neuroni “qëllon”, duke dërguar një shpërthim aktiviteti elektrik përmes aksonit të tij.
  3. Kur sinjali elektrik mbërrin në fundin e aksonit, ai shkakton lëshimin e neurotransmetuesve në sinaps, që është hapësira mes dy neuroneve. Neurotransmetuesit lidhen me receptorët në majën e dendriteve të neuronit të dytë.
  4. Nëse neuroni i parë aktivizon në mënyrë të përsëritur neuronin e dytë, lidhja e tyre forcohet. Kur neurotransmetuesit lidhen me receptorët e neuronit të dytë, kalciumi rrjedh në qelizën e dytë. Kalciumi aktivizon enzimat që rrisin numrin e receptorëve në sipërfaqen e asaj qelize; më shumë receptorë, do të thotë një reagim më i madh herën tjetër. Si formë bonusi, proteina të tjerë shkaktojnë prodhimin e proteinave-skelë, që mund të stabilizojnë sinapsin, duke forcuar kështu lidhjen mes dy neuroneve./bota.al

Leave a Reply

Back to top button