Shendeti

A mund të “fiket” kanceri? Shkencëtarët nga Florida thonë po…

kanA është e mundur të “fiket” (lexo: eleminohet) kanceri? Shekncëtarë nga Florida e besojnë këtë dhe kohët e fundit kanë shpallur se kanë gjeturnjë kod që mund ta ndalë kancerin. Kjo, sipas një lajmi në të përditshmen britanike Daily Mail. Gjatë një eksperimenti, ata ishin në gjendje që të bënin që qeliza kanceroze në gji dhe fshikëz, të shndërroheshin sërish në beninje. Kjo mund të sjellë një strategji të re për terapinë e kancerit. Ilaçet tradicionale kundër kancerit synojnë ta vrasin kancerin, ndërkohë që kërkimet e reja synojnë ta deaktivizojnë. Ndonëse ende në fazat e hershme, shkencëtarët janë optimistë për këto studime. Gjithçka fokusohet në një proteinë të quajtur PLEKHA7, e cila ndihmon në grupimin së bashku të qelizave të shëndetshme. Shkencëtarët nga Klinika Mayo në Florida tregojnë se proteina mungon ose është e dëmtuar në një sërë kancerash. Më pas, prishen udhëzimet gjenetike për qelizat e kështu ato bëhen kanceroze.

Gjatë eksperimenteve, qeliza njerëzore nga një fshikëz u kthyen sërish në normale. Ekipi mendon se kjo qasje mund të zbatohet tek shumica e kancerëve, por jo të trurit dhe gjakut.

Nevojiten më shumë kërkime përpara se të testohet tek njerëzit ndërkohë që gjasat janë që, edhe nëse terapia e re ndihmon, sërish pacientët do të kenë nevojë për kemioterapi./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button