Nga Tom Cassauwers
Lajm i rremë, ka nxitur tashmë një mosbesim të madh ndaj mediave, politikës dhe institucionevetë vendosura në mbarë botën. Dhe ndërsa teknologjitë e reja si Inteligjenca Artificiale (AI), mundt’i përkeqësojnë gjërat, ato mund të përdoren edhe për të luftuar keqinformimin.
Doni të dukeni si Obama? Në të kaluarën, kjo mund të kërkonte fizikisht imitimin e zërit të tij, dhe stilin e diskursit të tij politik. Edhe sikur të ishit shumë mirë në imitim, ajo gati me sigurinuk do të paraqiste ndonjë rrezik për demokracinë tonë.
Por teknologjia e ka ndryshuar këtë. Ju tani mund të bëni këtë me lehtësi dhe me saktësi nëpërmjet AI. Mjafton të perdorni shërbimin e një programi online, për të regjistruar një fjali,dhe të dëgjoni atë që keni thënë me zërin e një personi të famshëm.
Programet si kjo quhen shpesh “deep fake” (mashtrime të mëdha) – sistemet e InteligjencësArticiale që përshtatin audion, fotot dhe videot, për t’i bërë njerëzit të thonë dhe bëjnë gjëra qënuk i kanë bërë kurrë. Këto teknologji, mund të fillojnë një epokë të re të lajmeve të rreme dhekeqinformimit në internet.
Në vitin 2017, Hani Farid, një informaticien në Kolegjin Dartmauth, SHBA, i cili gjurmon videote rreme, thotë se përhapja e shpejtë e teknikave të reja të manipulimit, ka çuar në një “garëarmatimesh” në këtë fushë. Mjafton të imagjinoni se cila do të jetë zgjedhja, kur nuk jemi më nëgjendje të besojmë tek videot dhe audiot.
Por, disa studiues tani po përiqen dhe po tregojnë se Inteligjenca Artificiale, mund të përdoretgjithashtu për mirë. “AI ka shumë probleme etike”- tha Francesko Nuçi, drejtor i hulumtimit tëaplikacioneve në Grupin Inxhinierik, me seli në Itali.
“Por ndonjëherë AI mund të jetë edhe zgjidhja. Ju, mund të përdorni Inteligjencën Artificiale nëmënyra joetike. Për shembull, për të prodhuar dhe përhapur lajme të rreme. Por ndërkohë, mundta përdorni për të bërë mirë, për shembull, duke luftuar keqinformimin”.
Ai është studiuesi kryesor në projektin Fandango, i cili synon të realizojë pikërisht këtë.
Ekipi i tij, po ndërton mjetet softuerike, për t’i ndihmuar gazetarët dhe kontrolluesit e fakteve, qëtë zbulojnë dhe luftojnë lajmin e rremë, thotë Nuçi. Ata shpresojnë t’u shërbejnë gazetarëve nëtri mënyra.
Mënyra e pare, është ajo që Nuçi e quan zbulimin e pavarur nga përmbajtja, duke përdorur mjeteqë synojnë formën e përmbajtjes. Nuçi shpjegon se sot, imazhet dhe videot mund të manipulohenme lehtësi, qoftë përmes Photoshop-it apo teknikave më komplekse, si “deep fakes”.
Programet si Fandango, mund t’i gjurmojnë këto modifikime, dhe të përdorin algoritmet për tëndihmuar gazetarët të gjejnë përmbajtjen e manipuluar. “Lajmi i rremë, nuk është një çështjematematikore e algoritmeve dhe të dhënave, por një çështje shumë filozofike se si të merremi me të vërtetën”.
Ndërsa këto mjete marrin formë, ata nuk kontrollojnë nëse vetë përmbajtja përmban fakte tërreme, diçka që e bën programi Fandango. Ai lidh histori, që janë dëshmuar të rreme, ngafaktorët e kontrollorët e fakteve, dhe kërkojnë faqe apo postime në internet, me fjalë dhepretendime të ngjashme.
“Mjetet mund të dallojnë se cilat histori të lajmeve janë të rreme, kanë të njëjtin burim, ç`ka imundëson gazetarëve t’i hetojnë ato”- tha Nuçi. Të dy këto përbërës, mbështeten fuqishëm nëalgoritme të ndryshme të Inteligjencës Artificiale, si përpunimi i gjuhës natyrore. Elementi itretë, u lejon gazetarëve të reagojnë ndaj lajmeve të rreme.
Për shembull, një histori e rreme mund të pretendojë se një përqindje shumë e lartë e krimeve nënjë vend evropian, kryhen nga emigrantët e huaj. Në teori, ky pretendim mund të lihet lehtësishtposhtë, për shkak të dhënave të shumta që vërtetojnë të kundërtën, por gazetarët harxhojnë njëkohë të konsiderueshyme, për gjetjen e këtyre të dhënave.
Prandaj, programi Fandango, bën bashkë të gjitha llojet e burimeve të të dhënave të hapuraevropiane, i grupon dhe i shfaq ato. Për shembull, gazetarët mund t`i përdorin këto lloj tëdhënash për të adresuar pretendimet mbi krimet, ose për të përdorur të dhëna nga satelitëtevropianë, në lidhje me debatet për ndryshimet klimatike.
“Në këtë mënyrë, gazetarët mund të reagojnë shpejt ndaj historive të rreme, dhe të mos humbinkohë”- thotë Nuçi. Programi i tyre, po testohet aktualisht nga televizioni publik belg, VRT, ANSA, agjencia kryesore italiane e lajmeve dhe CIVIO, një organizatë jofitimprurëse në Spanjë.
E megjithatë, zbulimi i lajmeve të rreme, mund të jetë jo thjeshte një çështje e gjetjes së faktevetë pavërteta, por edhe të analizimit të modeleve të medias sociale, thotë Majkëll Bronshtajn, profesor në Universitetin e Luganos në Zvicër, dhe në Kolegjin Perandorak në Londër nëBritaninë e Madhe.
Ai drejton një projekt të quajtur “GoodNews”, që përdor Ineligjencës Artificiale, duke përdorurnjë qasje atipike për zbulimin e rreme të lajmeve. “Shumica e qasjeve ekzistuese, fokusohen tekpërmbajtja. Ato analizojnë tiparet semantike, që janë karakteristikë e lajmit të rremë. Kjofunksionon në një shkallë të caktuar, por jo për të gjitha llojet e problemeve.
Ka edhe pengesa gjuhësore, ku platforma si WhatsApp nuk ju japin qasje në përmbajtje, sepseajo është e koduar, dhe në shumë raste lajmi i rremë mund të jetë një imazh, që është më ivështirë të analizohet, duke përdorur teknikat e përpunimit të gjuhës natyrale”- thotë profesorBronshtajn.
Për këtë arsye, ai dhe ekipi i tij e kthyen këtë model së prapthi, duke vëzhguar se si përhapetlajmi i rremë. Në thelb, studimet e mëparshme tregojnë se lajmet e rreme ndahen në internet nëmënyra të ndryshme nga lajmet e vërteta, thotë Bronshtajn.
Lajmet e rreme, mund të marrin shumë më tepër “share” se sa ”like” në Facebook, ndërsapostimet normale dhe të vërteta kanë më shumë “like” sesa “share”. Duke dalluar modelet sikëto, “‘GoodNews” i bashkangjit një notë besueshmërie një lajmi të caktuar që është publikuar.
Ekipi i “GoodNews”, shpresojnë ta nxjerrë në treg këtë produkt në fund të këtij viti. Ai parashikon që klientët do të jenë, si kompanitë e mëdha të mediave sociale si Facebook dheTëitter, por edhe përdoruesit individualë. Natyrisht, e gjitha kjo e lë ende pa një përgjigjeshteruese një pyetje kryesore: A mund ta zgjidhë vërtete teknologjia, problemin me lajmet e rreme? Të dy studiuesit janë skeptikë, por janë të bindur se teknologjia mund të ndihmojë.