Shkence

A munden njerëzit t’i ndjejnë fushat magnetike?

Screen Shot 2016-09-02 at 16.05.10

Nuk ka asnjë dëshmi bindëse për të sugjeruar se njerëzit mund të perceptojnë fushat magnetike. Megjithatë, shumë lloje kafshësh e kanë këtë aftësi, e cila është e njohur si magnetoreceptimi. Mekanizmi pas kësaj “shqise të gjashtë” ka mbetur një mister deri relativisht vonë, kur studiuesit gjetën se disa lloje speciesh, duke përfshirë pëllumbat, fluturat monark dhe mizat e frutave, zotëronin proteina të quajtura kriptokrome në sytë e tyre. Këto duket se i ndihmojnë që të navigojnë, ndoshta duke ‘parë’ fushat magnetike si zona me dritë apo errësirë, teksa proteinat renditen përgjatë linjave të fushës magnetike. Edhe njerëzit kanë kriptokrome në retinat e tyre. Proteinat luajnë rol në rregullimin orës së brendshme të trupit tonë, por prania e tyre ka bërë që disa të spekulojnë se mund të kenë disa aftësi mbetura nga e kaluara, që mundësojnë të ndiejmë fushat magnetike. Megjithatë, studime të shumta kanë tentuar për të provuar perceptimet tona të fushave magnetike, dhe askush nuk ka provuar se e kemi aftësinë për ta bërë këtë. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button