Shpesh valvula të shfryrjes të atij që jeton një moment vështirësie, rrjetet sociale mund të përdoren shpejt për të sinjalizuar prirjen e atij që ka si qëllim t’i japi fund jetës e kështu të ndërhyhet para se të jetë tepër vonë. Në këtë drejtim punon projekti pionieer Durkheim, një iniciativë e lindur në Boston dhe e financuar nga Departamenti për Mbrojtjen i Shteteve të Bashkuara, që përdor inteligjencën artificiale për të individualizuar, përmes një aplikacioni për t’u shkarkuar në kompjuter, tablet e smartphone, fraza e fjalë alarmante në përditësimet e statusit të profileve në Facebook, Twitter e LinkedIn të veteranëve të ushtrisë amerikane (kategori e konsideruar në rrezik). Projekti, që merr emrin nga sociologu francez Emile Durkheim, i famshëm për studimet e tij mbi vetëvrasjen, dhe i kufizuar në vullnetarët që zgjedhin të marrin pjesë, kufizohet për tani me një vëzhgim pasiv, por mund të ndjekë në të ardhmen një ndërhyrje klinike. Iniciativa bazohet mbi faktin që më shumë se 65% e personave që kanë kryer vetëvrasje kishin përdorur terma që denonconin ankthin dhe frikën në profilin e vet social. /Bota.al
1 minute read