Enciklopedike

A shërbejnë vërtetë hajmalitë?

Screen Shot 2015-04-02 at 17.57.38Po. Të paktën funksionon… besimi që funksionojnë. E pohojnë studime të ndryshme, midis të cilave njëri nga Universiteti i Këlnit (Gjermani). Të ekzaminuarve u dhurohej një top golfi: gjysmës së tyre u thuhej që bëhej fjalë për një objekt fatsjellës, ndërkohë që të tjerëve nuk u thuhej asgjë. “Fatlumët” fituan 35% më shumë goditje direkt në gropë. Në një studim tjetër, nga Universiteti i Kalifornisë, vullnetarët ishin dërguar për të reflektuar mbi kthesat e rëndësishme në jetën e tyre. Kush kishte parë në to një shenjë të fatit, edhe i kishte përballuar ato në mënyrë më pozitive.

Leave a Reply

Back to top button