Shkence

A të ndihmon falja të harrosh?

Screen Shot 2015-10-16 at 09.45.00

Po, kapërcimi i mërisë ngatërron kujtesën e gabimit menjëherë. E ka demonstruar një skuadër psikologësh nga Universiteti i Shën Endrjus (Skoci). 40 vullnetarë kanë lexuar një seri historish të shkurtra, në të cilat një person i nënshtrohet gabimit (tradhëtisë, shpifjeve, ose vjedhjes): iu është dashur të identifikojnë veten me viktimën dhe të mendojnë nëse, po të ishin në vendin e tij, a do të ishin në gjendje të falnin. Për me tepër, disave iu tha të sforcoheshin e të kujtonin të gjitha detajet e historive, për të tjerat t’i harronin. Pas dy javësh ishte ekzaminuar kujtesa e tyre e fakteve: ata që nuk do të kishin falur ruanin një kujtesë të mirë të detajeve, edhe kur detyra e tyre ishte të harronin. Në të kundërt, kush ishte treguar më i prirur ndaj faljes kishte kujtime të mjegullta, me gjithë sforcon për t’i mbajtur të shtypura në kujtesë. Do të thotë që kapaciteti për t’i kapërcyer emocionet negative dhe kujtesën e ngjarjeve që i kanë shkaktuar, përfshijnë të njëjtat qarqe cerebrale. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button