Shkence

A zbulon kafka karakterin tonë?

Screen Shot 2016-06-20 at 12.20.51
Neurokraniumi është pjesa e kafkës që rrethon trurin, dhe e mbron atë si një armaturë. Pjesa e vetme e hapur është vendosur në bazën e saj, dhe ky është vendi ku nervat e palcës kurrizore takohen me trurin. Kafka është e përbërë nga një seri eshtrash të veçanta, të lidhura me të ashtuquajturat qepje dhe fontanela, të cilat janë kryqëzime indore ndërmjet dy pjesëve të
kockave të kafkës.
Të dyja strukturat janë të nevojshme që truri ynë të rritet dhe zhvillohet. Tek foshnjat, qepjet janë bërë ende të lidhura nëpërmjet indeve, dhe hapësirat e buta të njohura si fontanela i bëjnë kockat individuale të kafkës të afta për t’u përkulur në lidhje me njëra-tjetrin. Kjo është mënyra se si koka e fëmijës mund të formësohet disi, për të mundësuar përshtatjen nëpër kanalin e ngushtë e lindjes.
Në disa kultura të caktuara, forma e kokës korrespondon me idealin e bukurisë. Për këtë arsye kafka e foshnjave mbështillet fort me fasha për t’i ruajtur formën fillestare. Më vonë qepjet eshtërohen dhe fontanelat ngushtohen e më pas mbërrihet në gjendjen e qëndrueshme të kokës. Në shekullin XIX-të shumë mjekë besonin se karakteri i njerëzve, mund të vlerësohej duke u bazuar tek forma e kokës së tyre. Për shembull, koka e një krimineli supozohej se kishte një formë të caktuar. Sigurisht që kjo teori rezultoi të jetë krejtësisht e pakuptimtë. Në brendësi të kafkës së treguar më poshtë është i dukshëm një rrjet i mirë kanalesh:Arteriet që furnizojnë trurin me gjak kalojnë nëpërmjet tyre. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button