Fluturimi LY2521 i avionit të kompanisë fluturuese “El al”, me 181 pasagjerë në bord, me destinacion Pragën, u desh të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Ben Gurionit, prej ku ishte nisur.
Piloti kishte vendosur që ta kthejë aeroplanin në momentin që gjendej mbi Turqi, pasi kishte vërejtur që rrota e djathë e aeroplanit ishte këputur. Copa gomash ishin gjetur në pistë, njoftojnë autoritetet ajrore të Izraelit. Aeroplani ka ateruar me sukses dhe nuk ka pasur lëndime.