Bota

Afganistani, 15 vite luftë

screen-shot-2016-10-20-at-09-11-30

Në 7 tetor 2001 filloi lufta e fundit në Afanistan, akoma e papërfunduar që vendosi talebanët përballë Amerikës dhe kualiconit ndërkombëtar. Zyrtarisht, e fundit nga një listë e gjatë luftrash në Afganistan, filloi në 7 tetor 2001 dhe përfundoi në 1 janar të vitit 2015. Përballjet në tokën afgane vazhduan edhe pas kësaj date zyrtare. Sulmit i talebanëve në Parlamentin e Kabulit në 22 qershor 2015 si dhe hyrja në luftë e Shtetit Islamik shënojnë në teori një fazë të dytë luftarake mes civilëve dhe fraksioneve të ndryshme afgane, por që në këtë përfshihen edhe forcat ndërkombëtare të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara. Në fund të konfliktit, Presidenti Barak Obama ia hodhi  “pataten e nxehtë” pasardhësit si dhe u kalua në një zgjatje të operacionit mbështetës deri në vitin 2017. Historikisht Afganistani ka qenë një shesh lufte. I vendosur në zemër të Azisë qendrore dhe pa dalje në det, kufizohet me Pakistanin, Iranin, dhe Kinën dhe kjo e shndrroi në një vend luftarak, ku u përball me perandori të antikitetit si ajo perse dhe maqedonase dhe më vonë ajo otomane dhe mongole. Të gjithë këta e pushtuan. Situata nuk ndryshoi në kohën e kolonializimit, (lufta anglo-afgane e shekullit XIX), as edhe në kohët moderne me ndërrimet e shumta të formave të regjimit, grushte shteti dhe revolucione dhe në dhjetor të 1979 u pushtua nga rusët. Furnizimi me armë dhe financimi nga ana e Shteteve të Bashkuara të guerrilasve muslumanë antisovjetikë është një konflikt tjetër që zgjati deri në 1989 dhe që hodhi farat e pushtetit taleban. Kulmi i kësaj lufte deri më tani e fundit ishin atentatet e 11 shtatorit në 2001 në New York. Shtetet e Bashkuara fajësuan qeverinë radikale islamike të Mullait Omar. Në 7 tetor të po atij viti në bazë të drejtës për vetëmbrojtje sipas artikullit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe me pretekstin e kërkimit për Bin Ladenin në territorin afgan u vendos operacioni për çlirimin. Këtij operacioni iu bashkua edhe ai i “Herrick” i trupave britanike si dhe një kualicion ndërkombëtar. Përfundimi: 15 vjet luftë që akoma reziston, dhunë e Al Qaeda-s  e zëvendësuar nga ISIS, shkatërrim të kombit dhe të paktën 150.000 të vdekur. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button