Shendeti

Agjentët e dëmshëm që arrijnë deri në mushkëri

Punëtorët e pastrimit ekspozohen në mënyrë të vazhdueshme edhe ndaj përbërësve kimikë në produkte që shërbejnë për punën e tyre. Kjo çon në zvogëlimin e funksionit pulmonar në një pikë të tillë, saqë dëmtimi është i krahasueshëm me duhanpirjen mesatare të 20 cigareve përditë për 20 vite. Edhe pse është normale që kapaciteti i mushkrive zvogëlohet me mplakjen, kërkuesit e këtij studimi gjetën që kimikatet e përhapura nga këta agjentë që gjenden në forma si aerosole, lëngje, pluhur ose xhel irritojnë membranat e mukozës që veshin rrugët respiratore. Studimi krahasoi zvogëlimin pulmonar të 6,230 personave për gati dy dekada. Mosha mesatare e pjesmarrësve ishte 34 vjeç në fillim të observimeve. Mes subjekteve të studimit, 85% e grave kryenin punë të pastrimit të zakonshëm në krahasim me 46.5% të burrave dhe u vu re se efektet kryesore nga ekspozimi i këtyre kimikateve ishte tek femrat. Ky studim është publikuar në “American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine” në SHBA. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button