Shkence

AHE: Fusha magnetike e Tokës po dobësohet me ritme të papritur

magnetic fieldNë gjashtë muajt e fundit, fusha magnetike që mbron Tokën nga rrezatimi diellor është dobësuar. E kanë zbuluar të dhënat e mbledhura nga Agjencia Hapësinore Europiane, përmes tre satelitëve artificialë të quajtur Swarm. Në mënyrë të vecantë, në fushën magnetike të planetit tonë, e cila ndodhet 600 mijë kilometra larg prej sipërfaqes së Tokës, janë rregjistruar dobësime në hemisferën perëndimore, por edhe përforcim në zonën e Oqeanit Indian.

Shkencëtarët që po mbikëqyrin fenomenin, janë ende dyshues për shkaqet e këtij dobësimi të magnetizmit. Një arsye e besueshme është se polet magnetikë të Tokës janë duke u zhvendosur, sic thotë Rune Floberghagen i Agjencisë Hapësinore Europiane, mbi bazën e të dhënave që tregojnë se verio magnetik i tokës po zhvendoset në drejtim të Siberisë.

Ndryshimi i magnetizmit të Tokës nuk është një fenomen i ri, duke qenë se ndodh në mënyrë ciklike cdo 100 mijë vjet, dhe për këtë arsye ka ndodhur disa herë në planetin tonë, i cili ka një moshë 4.57 miliardë vite. Plus që lëvizja nuk është e menjëhershme, por ajo kërkon qindra, në mos mijëra vjet të ndodhë.

Por nëse ndryshimet në fuqinë e fushës magnetike mund të konsiderohen pjesë e këtij cikli normal ndryshimi, të dhënat e mbledhura nga Swarm tregojnë se fusha magnetike po fillon të dobësohet më me shpejtësi në krahasim me të kaluarën. Sipas studiuesve, në fakt në të kaluarën fusha është dobësuar mesatarisht 5% cdo shekull, ndërkohë që tani dobësohet me 5% cdo dekadë, ose dhjetë herë më shpejtë nga sa pritej. Shkencëtarët urojnë që të dhënat e mbledhura nga Swarm do të ndihmojnë për të hedhur dritë ndaj këtij përshpejtimi të papritur.

Por a ka dëme për Tokën? Do të ishte e parakohshme të thonim që një fushë magnetike e dobësuar do të sillte apokalipsin në planetin tonë. Në të kaluarën, kur ka patur ndryshime të tillë të poleve nuk kanë ndodhur shfarosje në masë, dhe nuk ka prova që rrezatimet diellorë të kenë provokuar dëme. Një tjetër diskutim do të ishte ai që u përket rrjeteve elektrikë dhe sistemeve të komunikimit, që mund të vihen në rrezik.

Fusha magnetike e tokës shërben si një fluskë e padukshme që mbron planetin nga rrezatiket e rrezikshme kozmike që lëshon Dielli, në formën e erërave diellore. Origjina e fushës i atribuohet faktit që Toka ka në brendësi të saj një bërthamë metali.

Leave a Reply

Back to top button