Horizonti.al

Ai fiksimi që e kemi të gjithë në kokë …

Screen Shot 2016-05-18 at 09.22.42

Ka nga ata që mendojnë me tepri për ushqimin, për larjen, ka të tjerë që kanë ide shumë të çuditshme në kokë. “Fiksimet janë mendime që të ndërfuten në kokë, që nuk i mendon si të tutë dhe që e ke të vështirë t’i dëbosh. Ose i dëbon, por me sjellje impulsive. E gjithë kjo gjë shpesh herë përjetohet si e papëlqyeshme, ose shkakton ankth. Por kur ndodh që ta teprosh? Kjo është pjesërisht subjektive: shumëkush ka rituale dhe bestytni që në përgjithësi nuk shkaktojnë probleme.

Ka nga ata që shkojnë në provime të veshur në të njëjtën mënyrë, të tjerë që i kontrollojnë nga tre-katër herë valixhet. Mes atletëve, përshembull, sendi fatsjellës është shumë i përhapur, gjë që është demonstruar edhe përmes një studimi në revistën Psychological Science. Në një farë kuptimi funksionon vërtetë, sipas revistës, sepse nëse atleti nuk ek a me vete, i krijohet ndjesia që ka një kontroll më të vogël mbi performancën e tij. Dhe përqëndrohet më pak.

Megjithatë, përtej një limiti të caktuar, fiksimet mund të shndërrohen në një pengesë për jetën në punë, jetën sociale dhe atë personale. Një gjë është të lash duart, dhe është krejt tjetër gjë të ndjekësh rituale për pesë orë në ditë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button