Bota

“Air Force” amerikan në shënjestër të Kalifatit: proces ndaj ish mekanikut xhihadist

Screen Shot 2015-03-17 at 20.41.19Një ish mekanik i aeronautikës amerikane është akuzuar se është përpjekur të hyjë në Siri për t’iu bashkuar militantëve të Shtetit Islamik. Sipas një gjykate ushtarake në Brooklyn, mes akuzave ndaj Tairod Nathan Pugh, i arrestuar në 18 janar, janë edhe ato se është përpjekur që të ofroj materiale në mbështetje të organizatës terroriste dhe të pengojë hetimet.

Për momentin nuk kanë dalë hollësi të tjera, përvec se mes majit 2014 dhe janarit 2015 ai është përpjekur që të ribashkohet me xhihadistët në Siri. Para arrestimit ai është përpjekur edhe të shkatërrojë katër USB me qëllim që të dëmtonte pamjet dhe dosjet që ato përmbanin. “Dokumentat e ekzaminuar nga gjykatësit – sipas rrjetit televiziv Abc – tregojnë se ish mekaniku i specializuar në Air Force, nënshtetas amerikan, në 10 janar ka fluturuar nga Egjipti për në Turqi, prej ku do të përpiqej të futej në Siri për t’iu bashkuar njerëzve të shtetit islamik dhe të merrte pjesë në luftën e shenjtë”. Autoritetet e Ankarasë i mohuan të drejtën e hyrjes. Kështu Pugh u detyrua të kthehet në Egjipt, ku u ndalua dhe u ekstradua në në SHBA.

Nga materialet e dëmtuar mund të kuptohet se ai është përpjekur për disa ditë që të kryejë kërkime në internet, për të kuptuar se kush i kontrollon kufijtë e shtetit islamik, mbi të gjitha mes Turqisë dhe Sirisë, si dhe kush e kontrollon qytetin e KObanes. Në internet ai ka vizituar disa herë një prej filmimeve më të njohur propagandistikë të ISIS, me titull “Flakët e luftës”, si dhe filmime që tregojnë ekzekutimin e të burgosurve nga ana e xhihadistëve, me një plumb pas koke. Pugh ka qenë në shërbim në Air Force që nga viti 1986 deri në vitin 1990. Tani do të thirret përpara një gjykate federale. Nëse do të vendoset për procesin, ai rrezikon të dënohet deri 35 vite burgim.

Leave a Reply

Back to top button