Bota

Air France nën hetim: Në serbatorin e avionit shkruhej “Allah Akhbar”

Teknikët në aeroportin e Kazablankës e zbuluan teksa furnizonin me karburant një Airbus që sapo kishte mbërritur nga Parisi

Screen Shot 2015-07-24 at 13.15.45“Allah Akbar”. Këto fjalë ishin shkruajtur në serbatorin e një avioni që vinte nga Parisi. Sapo është zbuluar me zbritjen e avionit në Kazablanka, ka nisur një hetim i brendshëm.

Sic raporon faqja arabe e internetit goud.ma, teknikët e aeroportit, Mohammed V në Kazablankë e kanë bërë zbulimin dje në mbrëmje, teksa furnizonin me karburant Airbusin A320 që sapo kish mbërritur nga Parisi. Serbatori me mbishkrimin ishte ai i anës së djathtë të avionit. Për momentin, asnjë burim nuk e ka konfirmuar lajmin, ndonëse ka nisur një hetim. Eshtë hera e dyta që skuadra e teknikëve në Kazablankë zbulon mbishkrime të këtij lloji në avionët e ardhur nga Parisi. Gjë që bën të mendohet për një problem në sistemin e sigurisë në aeroportin francez. Por nuk përjashtohet mundësia që të jetë një shaka pa kripë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button