Your Life

Ajo çfarë të bën të lumtur sot, ndoshta s’të bën nesër, por kjo pyetje do t’ju ndihmojë të kuptoni dëshirat e vërteta

                                

Ekziston një version i njerëzve që e shpenzojnë gjithë kohën e tyre duke lexuar libra rreth fizikës, ose bëjnë joga para gjumit, ose pjekin bukë me banane pasditet e të dielave.

Ka gjithashtu një version tjetër të po këtyre njerëzve që binden se fizika është tmerrësisht e vështirë, po ashtu dhe joga, po ashtu dhe gatimi, dhe në vend të këtyre vendosin ta harxhojnë kohën në rrjetet sociale.

Ka një emër shkencor për vesionin e parë, që nuk është “Duhet të jesh duke u tallur”. Përkundrazi, quhen “Vetëangazhues”. Ndërsa ata që i përkasin versionit të dytë, nga ana tjetër, quhen “vetë-eksperimentues”.

Dhe këtu qëndron rrengu: Me një ndryshim të vogël në mentalitet, është e mundur  të zëvendësohet Versioni 2 me versionin 1, gjithnjë kaq të virtytshëm.

 

Kjo, sipas Laura Vanderkam, një eksperte e menaxhimit të kohës dhe autore e “Off the Clock: Si të ndiheni më pak  të zënë ndërkohë që  bëni më shumë punë”. Vanderkam argumenton se ka tre persona brenda çdo  individi: parashikuesit, përjetuesit dhe  kujtuesit.

Çelsi për një ditë të mirë-menaxhuar, është të pyesësh veten: “A dua ta bëj këtë? Nëse po, bëje! Kujtesa jote do të të jetë mirënjohëse dhe, kujtesa zgjat shumë më tepër se përjetimi i një eksperience momentale.”

 

Kuadri i parashikimit / përjetimit / kujtimit të Vanderkamit është një vazhdimësi e një argumenti të bërë nga psikologu fitues i çmimit Nobel, Daniel Kahneman. Kahneman argumenton se secili është i përbërë nga dy veta: përjetuesi, që kap momentin dhe kujtuesi, i cili jeton në të kaluarën.

Vanderkami shkon aq larg sa që sugjeron se   vetja jonë që kujtohet, është “kujdestari i identitetit tonë”. Problemi, shkruan ajo, është se “e tashmja – momenti i okupuar nga vetja që përjeton – ka një efekt joproporcional në veprimet tona, duke pasur parasysh natyrën e saj të ekzagjëruar”.

Sigurisht, njeriu ndihet mirë në momentin që bën lëvizje të pamenduara dhe i sheh ato nëpër foto të bukura të pushimeve në plazh mes shokëve. Por po të shikoni prapa, ju ndoshta e mbani mend atë ditë  po aq sa  kujtoni një ditë tjetër, ku nuk keni bërë asgjë, ose  ndoshta nuk do ta mbani mend fare.

Qëllimi, pra, nuk është të jetosh në të tashmen, ose sikur të mos ketë të nesërme. Duhet jetuar edhe  për të  nesërmen, dhe për vitet pas saj./BusinessInsider-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button