Bota

“Ajo nuk është Melania Trump”. Misteri i sozisë

Po bëhet gjithnjë e më intrigues misteri për Melania Trumpin. Sipas atyre që merren me teori konspirative, Zonja e Parë amerikane mund të jetë duke përdorur një sozi.

Eshtë ky dyshimi që po kultivojnë shumë njerëz me ironi në rritje, me prova dhe me kundërprova. Edhe e përjavshmja amerikane Newsweek ka dhënë lajmin e kësaj hipoteze surreale: gjatë vizitës zyrtare të çiftit presidencial në Porto Riko, Melania mund të ketë përdorur një sozi.

Ajo që vë në dyshim këtë gjë është forma e hundës e ish modeles.  Shumë e madhe në krahasim me atë të Zonjës së Parë. Në shfaqjen e fundit publike të Donald dhe Melanias, ish modelja është mbështjellë me një ngjyrë bezhë të papërshkueshme dhe e mbrojtur nga syze dielli në masë të madhe, gjë që ka futur në dyshime shumëkënd.

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer tashmë komentet dhe hashtaget ironike, ndërkohë që në orët e fundit “Melania Trump double” dhe “fake Melania” janë trendet më të kërkuara në Google. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button