“Mbaj mend kur shkova në një argjendari në moshën 18 vjeçare për të lënë peng dy byzylykët florinj qëkisha, në mënyrë që të paguaja trenin për të shkuar në audicionet e “Amici”-t. E kujtoj si tani dëshpërimin e madh në fytyrën e babit tim, i cili ndihej fajtor që nuk po më ofronte gjithçka për të cilën kisha nevojë.
Unë e di se dashuria ta shton jetën. Këtë gjë ma kanë mësuar prindërit e mi. Kur nuk kisha asgjë, ndihesha sikur kisha gjithçka. Pas suksesit tek programi “Amici”, shkova t’i merrja sërish byzylykët që kisha lënëpeng. Kam frekuentuar ambiente të pasurish, kam njohur shumë persona që zotërojnë pasuri të mëdha, makina të bukura, jetojnë bukur, por ajo që ka rëndësi, është të jetosh një jetë me nder, respekt dhe dinjitet. Ndoshta është një fjali klishe, por pasi ra pandemia, të gjithë ne e kuptuam se kemi nevojë për t’i pasur pranë personat e dashur”. – Stefano De Martino
Jeta jo gjithmonë është e drejtë. Ka persona me shumë talente, por jetojnë në kushte aq ekstreme jetese, saqë ndonjëherë e kanë të pamundur të njihen për talentin e tyre, apo të investojnë të arritur suksesin e duhur. Suksesi nuk arrihet falas. Sigurisht duhet të sigurosh njohjet e duhura, por edhe të paguash diçka. Nuk mund të shkosh në një audicion, pa paguar biletën për të shkuar deri në atë vend. Nuk mund tëbëhesh një mjek shumë i mirë, pa shkuar në konferenca apo trajnime jashtë vendit, thjesht për të mësuar teknikat e përdorura nga vendeve të tjera. Nuk mund të bëhesh model apo modele, pa investuar nëparaqitjen tënde. Shembuj të tillë ka plot.
Më duket ndonjëherë habi që shumë njerëz besojnë se mundet t’ia dalësh pa lekë, mjafton të jesh i aftë. Nuk mjafton kaq. Që të bëhesh i aftë, duhet sigurisht të investosh jo vetëm mendërisht, por edhe financiarisht. Dhe ata që lëndohen të parët në kushte të tilla mungese, janë prindërit. Janë ata që ndihen fajtorë se fëmija nuk po avancon, pikërisht sepse u duket sikur nuk kanë punuar mjaftueshëm për t’u siguruar një të ardhme më të mirë. Kjo gjë është shumë e gabuar, pasi jeta nuk të buzëqesh gjithmonë. Ama nëse një fëmijë e rrit me kulturën e duhur dhe me dashurinë për punën, atëherë ai fëmijë sapo tëarrijë moshën e duhur, mund të gjejë një punë, të mbledhë lekë dhe të sigurojë çfarë i duhet. Prindi nuk ka pse të ndihet fajtor për të ardhmen e një fëmije, i cili mundet ta sigurojë vetë atë duke punuar.