Horizonti.al

Ajo që nuk di për vdekjen mund të të vrasë

Nëse ka një gjë që bashkon të gjithë në këtë planet, njerëzorë apo jo, ajo është se, herët a vonë, bota do ta bëjë edhe pa ne. Një fakt të ardhur keq, që u jep shumë punë filozofëve dhe mendimtarëve në çdo vend dhe kohë, por që në jetën e përditshme, ne priremi që ta minimizojmë. Por në qoftë se për një moment pranoni të hyni në rol dhe, nëse koha jua lejon, mendoheni më gjatë – do të pajtoheni menjëherë se ka një numër të pafund mënyrash për të vdekur, dhe më banale (kjo është vërtetë e trishtë)/ Megjithatë, jo të gjitha: disa janë padyshim të pamundura, madje edhe frikshmërisht interesante (në qoftë se nuk na prekin).

Në mesin e “filozofëve dhe mendimtarëve të çdo vendi dhe kohe, janë dy – njëri shkrimtar, tjetri fizikant – që kanë bërë një listë të 45 shkaqeve të pazakonta të vdekjes dhe, në një libër të botuar kohët e fundit (tani për tani në anglisht), kanë zbuluar prapaskenat dhe kanë shpjeguar, me shumë llogaritje dhe ligje të fizikës, se gjithçka që është dramatike në këto ngjarje fatkeqe, ndodh para përfundimit të tyre të pashmangshëm. Ja disa kuriozitete nga kjo vepër vullnetare me titullin “… dhe tani je i vdekur!”

NJE HEDHJE NE VRIMEN E ZEZE

Nëse do të gjendeshim në trajektoren e një meteori të madh, vdekja nuk do të vinte ashtu si e mendojmë (të goditur për vdekje, pikërisht): Megjithatë, për shkak të presionit dinamik të krijuar nga ngjeshja e ajrit përpara meteorit, një valë e nxehtë fatale do të na vinte pak sekonda para përplasjes, duke mos na lejuar që të dallojmë me qartësinë e duhur, detajet e sipërfaqes së atij objekti të lashtë të Sistemin Diellor.

Duke udhëtuar më larg në kozmos, një hedhje në një vrimë të zezë do të prodhonte transformime kurioze mes një ekstremi dhe tjetrit, në vetë trupin tonë.

Koka për shembull do i nënshtrohej një ndryshimi shumë të madh gravitacional në krahasim me këmbët, me pasojën që trupi ynë do të “spagetizohej”, për të përdorur një fjalë të astronomit britanik Martin Rees, deri sa do të shndërrohej në një fluks thërrmijash nënatomike – shumë prej të cilave ndoshta janë ende të panjohura për CERN-in.

Vdekja e një mijë kafshimeve

Disa nga ngjarjet fatkeqe të shqyrtuara nga dy autorët, edhe pse të pamundura, nuk është se nuk mund t’i mendosh. Për shembull, a e dinit se nevojiten 8-10 pickime bletësh për çdo pesëqind gram të peshës trupore, për të çuar në botën tjetër një të rritur jo alergjik?

Të vdesësh nga gjumi

Edhe kjo vdekje rezervon një të papritur: nuk vdiset. Para se të mbërrish tek vdekja, në fakt humb vetëdijen dhe kalon në gjumë.

Duhet të thuhet se kjo teori mbështetet në themele të lëkundshme shkencore: e shpjegojnë, me një farë optimizmi të formës së prerë, Cody Cassidy (shkrimtar) dhe Paul Doherty (fizikant) duke cituar rastin e Randy Gardner, i cili ndejti më shumë se 11 ditë resht zgjuar, në vitin 1964 me sa duket pa pasoja, dhe më pas ra në 14 orë gjumë. Eshtë edhe sot privimi më i gjatënga gjumi që është dokumentuar shkencërisht, dhe në qoftë se askush nuk është përpjekur për ta kapërcyer kufirin, kjo ndodh sepse është e vështirë të gjesh një mjek të pandërgjegjshëm që ta mbështesë, dhe gjithashtu për shkak se në Librin Gines të Rekordeve Botërore, është fshirë kjo medalje. Morali, në qoftë se dikush ju thotë se vdiq nga gjumi, mos i besoni: është padyshim gjallë dhe shëndoshë. / Focus – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button