Shkence

Aktiviteti cerebral që na bën unikë

Screen Shot 2015-12-19 at 9.39.33 PMADN, gjurmë digjitale, forma e dhëmbëve: janë të gjitha tipare individuale që na bëjnë të dallueshëm njëri nga tjetri. Por nuk janë të vetmet. Edhe profili i aktivitetit elektrik të trurit tonë, dhe në mënyrë të vecantë lidhja mes zonave të ndryshme të tij, është dicka unike dhe e papërsëritshme, aq sa mund të shfrytëzohet si metodë më se e besueshme për identifikimin personal.

E pohojnë këtë rezultatet e nismës ndërkombëtare Human Connectome Project, që mbledh të dhëna mbi qarqet neurale të trurit njerëzor dhe që, për këtë projekt, ka koleksiunuar dhe analizuar skanimet e rezonancës manjetike funksionale të 126 vullnetarëve. Për secilin prej tyre, është elaboruar një profil specifik i ndërlidhjes, në bazë të të dhënave të mbledhura prej imazherisë, qoftë kur personi ishte pushim, qoftë kur i nënshtrohej testeve motore, gjuhësore, emotive, apo të kujtesës së punës. Doli që cdo profil ndërlidhjeje mes zonave të ndryshme të trurit është i ndryshëm nga ai i të tjerëve dhe duket se shoqërohet me shkallën e inteligjencës fluide, apo më saktë, kapacitetin e arsyetimit dhe zgjidhjes së problemeve përballë situatave të reja, pavarësisht dijeve të përftuara më parë. Me pak fjalë, duket se profilet e ndërlidhjes cerebrale janë të lidhura me kapacitetet e intelektit të individëve. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button