Kinema & TV

Aktorja Jessica Chastain shprehë dëshirën për të qenë pjesë e “IT 2”

Filmi IT,  ishte një nga filmat më të suksesshëm të vitit 2017,  dhe të gjithë po shpresonim që regjisori të realizonte një pjesë të dytë të këtij thriller, dhe mesa duket lutjet tona janë dëgjuar pasi do të ketë një  “IT 2”  dhe madje do të jetë  një nga filmat më të pritur të vitit 2019.

Tani çështja është se kush do të luajë në vazhdimin e filmit, ku protagonistët nuk janë më fëmijë, por tani ata janë rritur. Fansat folën të parët që do të dëshironin Jessica Chastain në versionin adult të Beverly. Tani, aktorja po e mendon seriozisht diçka të tillë.

Për momentin, Jessica Chastain është duke promovuar filmin e saj te ri “Molly’s Game”. Gjatë një interviste, ajo u pyet nëse ka ndonjë mundësi që të marrë rolin e Beverly në “IT 2”. Chastain shprehu dashurinë për regjisorin Andy Muschietti dhe producenten Barbara Muschietti.

“I dashuroj Andy dhe Barbara. Kam punuar me ta në filmin debutues të Andy, ‘Mama’. Filmi i tij i parë dhe e dini që Barbara është një nga mikeshat e mia më të mira…kështu që do të flasim”.

Leave a Reply

Back to top button