Bota

Alabama, lirohet pas 30 vjetësh në krahët e vdekjes

I dënuar me vdekje, u lirua pas një procesi të ri. Ishte akuzuar për vrasje të dyfishtë

Screen Shot 2015-04-03 at 22.01.12Eshtë rikthyer sërish një njeri i lirë, por i është dashur të kalojë 30 vite në burg, Ray Hinton, një 58-vjecar afroamerikan u lirua sot nga gjykatapasi në 1985 kishte marrë një dënim për dy vrasje në kontenë e Birminghamit.

Nga viti 1999, një grup avoketërish që lufton kundër proceseve të padrejtë, përpiqej për lirinë e këtij personi. Arritën të demonstrojnë se “arma e HIntonit nuk ishte përdorur”, duke kryer teste balistikë, që shteti i Alabamës ua kishte refuzuar për 15 vjet.

U desh Gjykata e Lartë që Hintonit t’i ofrohej një mbrojtje dinjitoze dhe të urdhërohej një proces i ri. “Kur je i mbyllur në një qeli izolimi për 30 vjet, me shtetin që përpiqet të të cojë drejt vdekjes, nëse të thonë që do të kthehesh në shtëpi, është e vështirë ta besosh”, ka thënë avokati i tij. “Fakti që është liruar sjell një gëzim shumë të madh, por të zemëron fakti që i janë mohuar kaq shumë vite të jetës, pa qenë e nevojshme”.

Leave a Reply

Back to top button