Bota

ALARMI I FAO-s / Njё rrezik qё pluskon: kontenierёt nё det pёrhapin insekte infestuese dhe sёmundje

Traktati Ndёrkombёtar i Mbrojtjes sё Bimёve po lufton fort me sfidat e tregtisё globale

screen-shot-2016-09-09-at-09-03-10

22 Gusht 2016, Romё – Derdhjet e naftёs tёrheqin fort vёmendjen dhe ankthin e publikut, por “derdhjet biologjike” pёrfaqёsojnё njё kёrcёnim afatgjatё shumё mё tё madh megjithёse nuk kanё tё njёjtin profil publik.

Njё myk ekzotik fshiu nga faqja miliona pemё tё gёshtenjёs amerikane nё fillim tё shekullit tё njёzetё duke ndryshuar dramatikisht peisazhin dhe ekosistemin, ndёrsa sot krimbi smerald i pemёs sё frashёrit – njё insekt tjetёr i cili u transferua pёrgjatё rrugёve tregtare globale nё habitate tё reja – kёrcёnon tё bёjё tё njёjtёn gjё me njё pemё tjetёr tё vyer qё pёrdoret prej kohёsh nga njerёzit pёr bёrjen e veglave tё punёs, kitarёs dhe mobiljeve tё zyrёs.

Ndoshta “derdhja biologjike” mё e madhe nga tё gjitha ishte pёrhapja e njё mikroorganizmi eukariot i ngjashёm me mykun i quajtur Phytophthora infestans – emri i gjinisё vjen nga greqishtja dhe do tё thotё “shkatёrrues bimor” – i cili udhёtoi me anije nga kontinenti amerikan nё Belgjikё. Brenda disa muajve pasi mbёrriti nё Irlandё, ai shkaktoi sёmundjen e patates e cila solli uri, vdekje dhe migrim masiv.

Lista ёshtё e gjatё.  Njё specie e afёrt e bretkocёs sё kallamit qё ishte pёrhapur me vrull nё Australi, sё fundmi zbriti nga njё kontenier i cili mbante njё ngarkesё pёr nё Madagaskar, njё pikё e nxehtё biodiversiteti, gjё e cila sё bashku me aftёsinё e femrave pёr tё bёrё deri 40,000 vezё nё vit, krijoi njё kёrcёnim katastrofik pёr lemurёt lokalё dhe zogjtё, dhe dёmtoi rёndё habitatin mikёpritёs tё kafshёve dhe bimёve. Nё Romё, autoritetet bashkiake kanё forcuar fushatёn e tyre vjetore kundёr mushkonjёs tigёr, njё specie invasive e cila mbёrriti nё Shqipёri nga deti me anije nё vitet 1970. Aedes albopictus, e famshme pёr pickimin e saj agresiv, ёshtё tashmё e pёrhapur nё tё gjithё Italinё dhe ngrohja globale do i bёjё rripat e korrjeve tё Evropёs veriore tё gёlojnё nga kolonizimi.

Kjo ёshtё arsyeja pse kombet e botёs u bashkuan gjashtё dekada mё parё pёr tё krijuar Konventёn Ndёrkombёtare tё Mbrojtjes sё Bimёve (IPPC) si njё mёnyrё pёr tё parandaluar pёrhapjen e insekteve infestuese bimore dhe sёmundjeve midis vendeve nёpёrmjet tregtisё ndёrkombёtare dhe pёr tё mbrojtur fermerёt, pyllёtarёt, biodiversitetin, mjedisin, dhe konsumatorёt.

“Humbja e bimёve dhe kostot e kontrollit qё shkaktohen nga insektet e dёmshme ekzotike kanё njё faturё tё lartё taksash mbi ushqimin, fibrat dhe prodhimin foragjer,” tha Craig Fedchock, kordinator i Sekretariatit tё IPPC-sё pranё FAO-s. “Gjithё fluturakёt e frutave, brumbujt, myqet dhe llojet e tjera tё ngjashme i ulin tё korrat nga 20 % deri nё 40%,” shpjegoi ai.

Tregtia si vektor, kontenierёt si mjet

Speciet invazive mbёrrijnё nё habitatet e reja nёpёrmjet kanaleve tё ndryshme, por transporti ёshtё mёnyra kryesore.

Kur flitet nё ditёt e sotme pёr transport nё mendje tё vijnё kontenierёt detarё. Globalisht,  nё njё vit bёhen rreth 527 milionё udhёtime nё det me kontenierё. Vetёm Kina pret mbi 133 milionё kontenierё çdo vit. Nuk ёshtё vetёm ngarkesa e tyre, por dhe skeleti i tyre prej çeliku, mund tё shёrbejnё si vektorё pёr pёrhapjen e specieve ekzotike tё aftё pёr tё shkaktuar njё shkatёrrim ekologjik dhe bujqёsor.

Pёr shembull, njё analizё me 116.701 kontenierё bosh qё kanё mbёrritur nё Zelandёn e Re nё pesё vitet e fundit tregoi se njё nё 10 prej tyre ishte i infektuar nga jashtё, dy herё mё shumё se me infektim nga brenda. Insektet e padёshiruara pёrfshinin fluturёn cigane (Lymantria dispar dispar), kёrmillin gjigant Afrikan, milingonёn argjentinase dhe buburrecin qelbёs kaf (Halyomorpha halys), secili prej tё cilёve ёshtё kёrcёnim pёr bimёt, pyjet dhe ambientet urbane. Mbetjet e dheut, ndёrkohё mund tё pёrmbajnё farat e bimёve invazive, nematodat dhe patogjenё bimorё.

“Tё dhёnat e inspektimit nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Kina dhe Zelanda e Re tregojnё se mijёra organizma nga njё spektёr i gjerё grupesh lёvizen aksidentalisht nёpёrmjet kontenierёve detarё,”  sipas drejtuesit shkencor tё studimit, Eckehard Brockerhoff nga Instituti i Kёrkimit Pyjor tё Zelandёs sё Re nё njё takim tё fundit tё Komisionit tё FAO-s pёr Masat Fitosanitare, trupit drejtues tё IPPC-sё.

Buburrecёt qelbёs dhe zinxhiri i furnizimit

Dёmi shkon pёrtej caqeve tё bujqёsisё dhe çёshtjeve tё shёndetit njerёzor. Specie invazive mund tё shkaktojnё bllokimin e rrugёve ujore dhe mbylljen e stacioneve elektrike.

Invazionet biologjike sjellin dёme tё cilat shkojnё deri nё pesё pёrqind tё aktivitetit ekonomik global, i barabartё me fatkeqёsitё natyrore tё njё dekade, sipas njё studimi. Po tё marrёsh parasysh dhe impakte tё tjera dёmi i tё cilave ёshtё i vёshtirё pёr t’u matur, vlera e tij mund tё jetё dy herё mё i lartё, tha Brockerhoff. Rreth 90 pёrqind e tregtisё nё botё nё ditёt tona bёhet me det, dhe duke patur parasysh koleksionin e gjerё tё logjistikave tё ndryshme ёshtё iluzionare gjetja e dakortёsinё pёr njё metodё inspektimi tё pёrbashkёt. Rreth 12 milionё kontenierё hynё nё SH.B.A. vitin e kaluar, nga 77 porte hyrёse.

Pёr mё tepёr, shumё kargo lёvizin shpejt pёr tё kapur zinxhirin e ofertёs brenda kohёs sё vlerёs. Kjo ёshtё mёnyra se si i frikshmi buburreci qelbёs kaf – i cili jeton mbi fruta dhe perime cilёsore – filloi turin e tij nё Evropё disa vjet mё parё nё Zyrih. Ky insekt preferon cepat prej çeliku dhe vinçat e udhёtimeve tё gjata, dhe pasi vendoset i pёlqen tё ngrejё fole pёr dimёrim nё shtёpitё e njerёzve.

Zelanda e Re, e cila varet shumё nga eksportet bujqёsore, zbaton sistemin e higjienёs mё tё lartё pёr kontenierёt dhe tё sigurisё biologjike nё kёrkesёn e saj pёr tё mbajtur jashtё vendit speciet invazive. Pёr kёtё ajo mbёshtetet tek partneriteti me industrinё transportuese detare dhe inspektimet nё disa porte mikpritёse, si dhe ofron stimul material dhe ekonomik tё njё numri mё tё vogёl inspektimesh nё portet e saj pёr ata qё zbatojnё rregullat. Kёshtu pёrpara vёnies nё funksionim tё kёtij sistemi njё dekadё me parё vlerat e kontaminimit tё kontenierёve ishin rreth 50 pёrqind mё tё larta, dhe qё atёherё kanё rёnё me 90 pёrqind.

Duke hartuar njё plan aksioni fitosanitar

Vitin e fundit, Komisioni pёr Masat Fitosanitare miratoi njё rekomandim i cili inkurajon organizatat kombёtare tё mbrojtjes sё bimёve tё njohin dhe tё komunikojnё rrezikun qё mbartin kontenierёt nё dete, dhe tё mbёshtesin implementimin e pjesёve relevante tё Kodit tё OKB-sё pёr Paketimin e Transportit tё Kargove (CTU Code), njё libёr udhёzues pёr industrinё.

Kjo do t’u mundёsonte grupeve tё interesit tё zbatonin njё sistem pёr tё adresuar kёto shqetёsime pa i vёnё frena rrotёs sё tregtisё – e pёrfaqёsuar nga vinça automatikё tё cilёt mund tё ngarkojnё dhe shkarkojnё kontenierё nё rreth 20 sekonda nё njё port tё madhёsisё mesatare si Hamburg, i cili tregton njё tё katёrtёn e volumit nё Shangai.

Teksa duhet mё shumё kohё, njё konsensus i gjerё po krijohet se rreziqet janё mjaftueshёm tё rёndёsishme pёr tё patur nevojё pёr veprim. Pёr momentin, po ndiqet njё qasje “prit e vёshtro” ndёrkohё qё grupet e interesit janё lejuar qё pёr disa kohё t’i zbatojnё kёto masa tё buta vullnetarisht, pёrt t’i pёrhapur kёto praktika mё gjerё, dhe pёr zbatimin mё me forcё tё proçedurave ekzistuese. Nё varёsi tё suksesit tё kёtyre pёrpjekjeve, Komisioni do tё rishikojё zhvillimin e njё standarti ndёrkombёtar nё tё ardhmen.

Leave a Reply

Back to top button