Bota

Amerika do të dërgojë avionin e saj më të madh të transportit, në kërkim të nëndetëses ARA San Huan

Në orët e fundit Amerika e ka intensifikuar mbështetjen e kërkimit të nëndetëses Ara San Huan, e zhdukur që prej 6 ditësh dhe pa asnjë pistë konkrete mbi atë që mund të ketë ndodhur. Të gjitha ndihmat e armatës amerikane janë të vendosura në Comodoro Rivadavia, nga ku realizohen detyrat kryesore për të gjetur nëndetësen. Risi është prezenca e avionit Galaxy C-5, më i madhi në transport që ka qeveria e Trumpit dhe një nga më imponuesit e botës. Të henën mbërriti i pari dhe sot u ul edhe një i dytë. Por sa i kushton SHBA-ve një zhvendosje e këtyre përmasave? Sipas burimeve 4 orë fluturim të një C-5 kushton 38 mijë dollarë dhe konsumimi në orë i lëndës djegëse nga 4 motorrë është 10 000 litra. Kjo do të thotë që linja Honololu-Comodoro Rivadavia ka një çmim prej 1 milion dollarësh vajtje dhe 1 milion kthimi. Me pak fjalë për momentin shpenzimet janë 4 milionë dollarë. Po sipas burimeve nuk janë të përfshirë udhëtimet, strehimet as edhe transporti i ekuipazhit. Të gjitha këto i heq qeveria amerikane. Në ndihmë do të vijnë edhe dy C-17. Në Comodoro Rivadavia marina amerikane punon kundër kohës në armatën e një mini nëndetëseje që mund të zbresë deri në 250 metra thellësi dhe që mund të mbajë deri në 6 persona njëherësh. 160-180 persona punojnë mes personelit për të mbledhur pajisje, zhytës taktikë dhe specialistë si dhe janë sjellë 350 mijë kilogramë pajisje. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button