Bota

“Amerika është e madhe, nuk ka nevojë për një shpëtimtar!”

Screen Shot 2016-07-28 at 09.21.34

Obama ka folur në Konventën Demokratike në Filadelfia: “Unë mund të them plot besim se nuk ka pasur kurrë një burrë apo një grua, më të kualifikuar se Hillary Clintoni, për të shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

Fjalën e tij në Konventën Demokratike të Filadelfias, Barak Obama e ka nisur me një deklaratë: “Amerika është tashmë e madhe, madhështia jonë nuk varet nga Donald Trumpi”.

Presidenti ka hipur në skenë për të mbështetur Hillary Clintonin. “Kjo nuk është një zgjedhje si të tjerat – paralajmëroi ai. Partitë kanë pasur gjithmonë dallimet e tyre, por ajo që kemi dëgjuar në Klivlend javën e kaluar nuk ishte veçanërisht republikane, dhe definitivisht jo konservatore. Kemi dëgjuar për një vizion pesimist për vendin … pa zgjidhje, plot urrejtje dhe pakënaqësi. Kjo nuk është Amerika që njoh”, ka vërejtur ai, duke folur për fjalimin e Trumpit. “Amerika nuk dëshiron të dominohet … nga një shpëtimtar i vetëshpallur – paralajmëron Obama – forca jonë vjen nga ato deklarata të pavdekshme, që janë shkruar për herë të parë, pikërisht këtu, në Filadelfia”.

Në rilançimin e historikes “Po, ne mundemi” slogani me të cilin triumfoi në vitin 2008, Obama korrigjon shënjestrën:” Jo unë, jo ti, por NE mundemi”. Më pas ai zhytet në të kaluarën, në debutimin e tij në një Konventë në Boston, për kandidimin e John Kerryt. “Përshëndetje Amerikë, 12 vjet më parë kam folur për herë të parë në këtë Konventë”. “Unë kërkoj nga ju që të bëni për Hillarynë atë që keni bërë për mua – ka kërkuar Obama – me guximin e shpresës. Keni rikthyer atë shpresë në tetë vitet e fundit dhe tani jam i gatshëm për të kaluar pishtarin, dhe të bëj pjesën time si një qytetar i zakonshëm. “Këtë vit zgjedhor, unë kërkoj nga ju që të bashkoheni me mua, për të hedhur poshtë cinizmin, frikën, dhe të bëni atë që është e mirë për ne, që të zgjedhim Hillary Clintonin si presidenten e ardhshme të Shteteve të Bashkuara, duke i treguar botës se ne ende besojmë në premtimin e këtij kombi të madh. Faleminderit për këtë udhëtim të pabesueshëme”.

“Unë mund të them me besim – ka vazhduar Obama – se nuk ka pasur kurrë një burrë apo një grua më të kualifikuar se Hillary Clintoni për të shërbyer si presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button