Enciklopedike

Amerika planifikoi të “sajojë” Apokalipsin

havanaSeria: Kur komplotet i bëjnë qeveritë
Agjenti i CIA-s, Eduard Landsdale, ishte një i preferuar i Presidentit Kennedy, i cili e quante atë “James Bondi i Amerikës”, dhe e caktoi që të udhëhiqte fushatën për rrëzimin e Fidel Kastros. Dhe Landsdale nisi menjëherë nga skemat e tij të cuditshme. Ai propozoi plane që përfshinin përmbytjen e ishullit me marijuanë të lirë dhe monedha false, hedhjen nga ajri të fotografive të montazhuara të një Castroje obez, të rrethuar nga ushqime, dhe të shpallte që një raketë bërthamore e pabindur kish goditur Kubën.
Ai ishte gjithashtu maniaku prapa planit të OPeration Northëoods, ndoshta plani më famëkeq në historinë ushtarake të SHBA, që propozonte të sajoheshin apo inskenoheshin sulme në tokë amerikane me qëllim që të rritej zemërimi i publikut kundër Kubës. Kishte madje edhe një plan për të sajuar prova që Kuba duhej të fajësohej, nëse ngjitja në hapësirë e John Glennit do të dështonte fatalisht. Northëoods pati një progres alarmant, përpara se udhëheqja civile ta refuzonte.
Megjithatë, plani i preferuar i Landsdale ishte një tjetër edhe më i cmendur i pagëzuar me emrin “Eleminimi i Iluminimit”. Landsdale donte që agjentët e tij  në Havanë të fillonin një fushatë propagande për të bindur vendasit se Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit ishte pranë. Ata do të sajonin shenja dhe ogure, do të nxisnin maninë fetare, dhe do të bënin gjithcka tjetër të nevojshme për të bindur kubanët e zakonshëm se Fundi ishte shumë pranë. Fushata do të vinte theksin në faktin që Krishti ishte i zemëruar me komunistët ateistë që kërkonin të kontrollonin botën – e madje do të linte të kuptohej që Kastro mund të ishte antiKrishti.
Më pas, kur thashethemet të arrinin kulmin, një nëndetëse e fshehtë amerikane do të dilte heshturazi në sipërfaqe pranë brigjeve të Havanës dhe do të lëshonte raketa ndezëse që do të ndriconin qiellin. Të bindur se bota po merrte fund, banorët e mbërtyer nga paniku do të dilnin në protesta dhe rrëzonin regjimin e Kastros përpara se të shfaqej “Jezusi i zemëruar”.
Nëse mendoni që tingëllon një plan qesharak keni të drejtë. Prandaj ndoshta edhe udhëheqësit civilë me mend në kokë nuk e miratuan…

Leave a Reply

Back to top button