Personazhe

Ana e errët e vëllezërve Ben dhe Casey Affleck: Abuzimet seksuale, alkooli, bixhozi, tradhëtitë …

Casey Affleck e fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në rol kryesor këtë vit, ndërsa aty ishte vëllai i tij më i njohur, Ben, për ta uruar, dhe në këtë mënyrë familjes iu shtua edhe trofeu u tretë, pasi dy të tjerë i ka fituar vëllai i madh.

Krahas talentit në fushën e filmit, dy vëllezërit kanë shumë gjëra të përbashkëta, megjithatë ekzistojnë edhe gjëra të errëta në jetën e tyre private. Derisa problemet e 44-vjeçarit Ben kanë qenë me alkoolin, bixhozin dhe pabesinë, një hije më e errët duket se po qëndron mbi 41-vjeçarin Casey.

Aktori është akuzuar nga dy femra, një producente dhe një kinematografe, se i ka torturuar seksualisht gjatë punës në një film. Sipas tyre, Casey është një “grabitqar i keq i varur nga seksi”. Incidentet e aluduara, për të cilat aktori është shfaqur edhe në gjykatë, kanë ndodhur në vitin 2010 kur ai xhironte filmin “I’m Still Here”, me shokun dhe kunatin e tij, Joaquin Phoenix, njofton Telegrafi.

Asokohe, Affleck ishte i martuar me Summer Phoenix dhe kishte dy fëmijë. Mirëpo, në prapaskenë, sipas njërës prej atyre që e akuzojnë, Magdalena Gorka, ai ishte krejtësisht ndryshe.

Në deklaratën e saj në gjykatë, biondja atraktive, Gorka (e cila ka qenë femra e vetme e stafit) ka thënë se për cdo ditë kishte marrë komente seksuale, aluzione dhe gradime të padëshiruara nga pjesëtarët e stafit. Një natë, Magdalena ishte zgjuar nga gjumi për ta gjetur Caseyn të zhveshur pranë saj në krevat.

Sipas saj, të nesërmen ishte zënë me aktorin dhe ishte larguar nga filmi. Por, me ndërhyrjen e producentes Amanda White, ishte kthyer. Megjithatë, tensioni seksual kishte vazhduar, ndërsa kanë treguar një rast kur Casey Affleck dhe Phoenix kishin bërë seks me dy femra të tjera, teksa ato dyja ndodheshin në dhomën tjetër. Gorka kërkon 2.5 milionë dollarë dëmshpërblim, kurse White që ka punuar plot dhjetë vite me Caseyn ka kërkuar dy milionë dollarë. Avokatët e Affleck i kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Nga ana tjetër, martesa e tij me Summer përfundoi në vitin 2016, për shkak se tashmë ish-gruaja e kishte akuzuar për tradhti.

Vëllai i tij i madh, Ben, ka pasur probleme të vartësisë. Një prej tyre është alkooli, ndërsa për këtë ai ka qëndruar disa herë në qendra rehabilituese. Një tjetër vartësi e Ben është bixhozi, edhe pse ai refuzon të pranojë se është i varur nga kjo shprehi.

Lidhjet e shumta jashtëmartesorë bënë që në vitin 2015 të përfundonte martesa e Affleck me Jennifer Garner. Femrat me të cilat ka pasur aferë sa ishte i martuar ishin Emily Ratajkowski, Blake Lively, si edhe dadoja e fëmijëve të tij, Christine Ouzounian. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button