Propozimi për Brexit buron nga paniku, dhe me siguri do të jetë një lajm i tmerrshëm për ekonominë e Britanisë – por ai mbart një rrezik edhe më të madh se kaq
Nga Amartya Sen
S’mund të thuhet se Bashkimi Evropian, është duke bërë veçanërisht mirë në këtë periudhë. Performanca e tij ekonomike ka qenë kryesisht e tmerrshme, me një papunësi të lartë dhe ekspansion të dobët ekonomik, në një kohë që bashkimi politik në vetvete ka treguar shumë shenja brishtësie. Nuk është e vështirë të kuptosh tundimin e shumëkujt në Britani për të thirrur një referendum dhe “shkuar në shtëpi”.
E megjithatë, do të qe një gabim i madh që Britania të largohet nga BE-ja. Humbjet do të jenë të mëdha, dhe përfitimet shumë të pakta. Dhe “shtëpia” ky synohet të rrikthehet nuk ekziston më si dikur, kur Britannia sundonte detet. Ne jetojmë në një botë tërësisht të ndërvarur, dhe kjo është më shumë e vërtetë për Evropën sesa gjetke. Zhvillimi bashkëkohor i kontitentit të vjetër …
[real3dflipbook id=”1199″] |