Analiza

Analiza e Robert D. Kaplan: Momenti ynë post-perandorak / Anarkizmi vulgar dhe populist do të përcaktojë shekullin XXI

 

Screen Shot 2016-04-25 at 08.54.38

Nga Robert D. Kaplan

Në vitin 1935, shkrimtari anti-nazist dhe intelektuali austriako-hebre Jozef Rot botoi një artikull me titull “Bust i Perandorit”, në lidhje me një plak të moshuar në periferinë kaotike të ish-Perandorisë së Habsburgëve, i cili refuzonte ta quante veten polak ose italian, edhe pse prejardhja e tij i përfshinte të dyja. Në mendjen e tij, shenja e vetme e “fisnikërisë së vërtetë” do të ishte “një njeri mbi kombësinë”, në traditën Habsburgase.

“Shtëpia ime e vjetër, vetëm Monarkia”- vijon më tej tregimi “qe një rezidencë e madhe me shumë dyer e dhoma, për çdo gjendje të njerëzve”. Në fakt, tmerret e Evropës të shekullit XX, shkruan Rot, kishin si sfond të tyre rënien e perandorive dhe ngritjen e e shteteve monoetnike, me udhëheqësit fashistë dhe komunistë që zëvendësuan fuqinë e mbretërve tradicionale.

Perandoria kishte të këqijat e veta, ashtu si vetë Rot e detajon në një vepër të madhe “Marshi i Radetckit”, por askush nuk mund të mohojë funksionin historik të perandorisë…

[real3dflipbook id=”1097″]

Leave a Reply

Back to top button