Bota

ANALIZA / Si shmanget lufta me Rusinë

 

Viti që sapo ka filluar mund të sjellë konflikte ose bashkëpunimin në disa fusha kyçe

war russia

Nga Andrey Bezrukov, Mikhail Mamonov,

Sergey Markedonov, Andrey Sushentsov

Rivaliteti midis dy qendrave të gravitetit të gjeopolitikës, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në përcaktimin e rregullave të rendit ndërkombëtar, është një proces përcaktues i këtij shekulli. Dhe teksa blloku Atlantik, po e humbet gradualisht peshën e tij, Shtetet e Bashkuara janë zhvendosur nga zgjerimi, tek mbrojtja e pozitave të saj.

Kjo strategji amerikane, mund të etiketohet si “mbyllja e re”, që është krijimi i zonave ekskluzive dhe mbyllja e tyre ndaj rivalëve (para së gjithash Kinës) me barriera ekonomike, politike dhe lloje të tjera. Si pasojë e kësaj, Moska e vlerëson politikën e SHBA ndaj Rusisë si një sulm parandalues, i kryer para se Rusia të rikthehet në vendin e saj historik pas periudhës së krizës. Uashingtoni, vlerëson Kremlini, sheh mundësinë e Rusisë, e rrasur në kontinent, dhe e penguar nga të qenit një rivale serioze ekonomik, dhe për këtë arsye në gjendje për të formuar një qendër alternative të pushtetit në Euroazi. Një Rusi e dobësuar do të qëndrojë e frikësuar nga zgjerimi kinez, dhe për këtë do të detyrohet për t’u bërë një partnere e SHBA-së në projektin madhor të Uashingtonit për shekullin XXI-të: kontrollin e Kinës…

[real3dflipbook id=”907″]

Leave a Reply

Back to top button