Analiza

ANALIZE / ISIS, Hamas, Boko Haram: Besoni ato që thonë

Newt Gingrich
isis hamasRealiteti i zymtë dhe i dhunshëm po fillon të konfrontojë establishmentin politik amerikan me fakte, prej të cilëve nuk mund të fshihet.
Për 35 vjet, që kur iranianët pushtuan ambasadën amerikane në 4 nëntor 1979, dhe i mbajtën aty amerikanët si pengje, SHBA ka qenë në luftë me radikalët islamikë. Ata e dinin. Ne i fshiheshim.
Megjithatë, shumë vite më vonë, radikalët islamikë janë bërë më militantë, më të sofistikuar dhe më të shumtë në numër.
Tani, në një hark terrori që shtrihet nga Boko Harami në Nigeri, përmes Hamasit në Gaza e deri tek ISIS në Irak, Siri dhe Liban, ka një valë të qartë lufte të fortë fetare që ka nisur kundër qytetërimit, prej fanatikëve që kanë premtuar hapur se do të angazhohen në vrasje gjenocidiste.
Për të kuptuar përse lidh ISIS-in, Hamasin dhe Boko Haramin, shihni pak vetë deklaratat e tyre.
Përse të mos i marrim sipas asaj që vetë e thonë?
ISIS-i i ka bërë të qartë qëllimet e vet vrastarë. Qytet pas qyteti, ka provuar se do të detyrojë njerëzit të konvertohen në islam, ose do i vrasë në sasi që tani po quhen gjenocidiste. Siç deklaroi presidenti Obama në fjalën e tij të enjten në mbrëmje, “mijëra civilë të pafajshëm po përballen me rrezikun e asgjësimit”. Grupi e ka bërë gjithashtu të qartë se e sheh misionin e tij si një luftë mbarëbotërore. “Amerikës i them që Kalifati islamik është krijuar”, tha të enjten një zëdhënës i grupit. Ai paralajmëroi se grupi do të sulmojë Amerikën dhe “do të ngrejë flamurin e Allahut në Shtëpinë e Bardhë”.
“Mos u bëni burracakë të na sulmoni me avionë pa pilot”, tha ai. “Dërgoni ushtarët, ata që ne i poshtëruam në Irak. Do i poshtërojmë kudo”. Veprimet e tij nuk na japin zgjedhje tjetër,përveçse të pranojmë se ISIS ka ndërmend të bëjë atë që thotë.
Shumë njerëz duket se ushqejnë iluzionin që Hamasi nuk ka qëllime të ngjashëm gjenocidistë. Në fakt, akti themelues i tij mund të jetë një pikënisje e mirë. “Izraeli do të ngjitet dhe do të qëndrojë lart, deri kur Islami ta eleminojë, siç ka eleminuar paraardhësit e tij”, thotë ai.
Cfarë e “eleminon” njeriun, mund të pyesni? Ka edhe më akti themelues:
“… Hamasi mezi ka pritur të vërë në zbatim premtimin e Allahut, sado kohë që të kërkojë kjo. Profeti, faljet dhe paqja qofshin me të, tha: Do të vijë koha kur myslimanët do të luftojnë hebrenjtë (dhe do i vrasin ata); deri kur hebrenjtë të fshihen prapa shkëmbinjve dhe pemëve, të cilat do të thërrasin: O mysliman! Një hebre është fshehur prapa meje, eja dhe vrite!”
Ndërkohë që amerikanët dhe europianët luten për armëpushime, është e dobishme të shohim qasjen e Hamasit ndaj marrëveshjeve të tilla. Nga Neni 13: Zgjidhjet paqësore, nismat e paqes dhe konferencat ndërkombëtare”. “Nismat e paqes, të ashtuquajturat zgjidhje paqësore, dhe konferencat ndërkombëtare për të zgjidhur problemin palestinez, janë të gjitha kundër besimit të Lëvizjes së Rezistencës Islamike. Të heqësh dorë nga cilado pjesë e Palestinës do të thotë të heqësh dorë nga një pjesë e fesë… lëvizja edukon anëtarët e saj që t’u përmbahen parimeve dhe të ngrenë flamurin e Allahut mbi atdheun e tyre, teksa luftojnë për xhihadin… Nuk ka zgjidhje për problemin palestinez, përveçse me xhihad”, përfundon ai. “Nismat, propozimet dhe konferencat ndërkombëtare janë vetëm humbje kohe, një ushtrim në kotësi. Populli palestinez është shumë fisnik për t’ia lënë të ardhmen e tij, të drejtën dhe fatin e tij një loje të pakuptimtë”.
Sigurisht, statuti i Hamasit u hartua në 1988, kështu që ndoshta ata janë zbutur? Gjatë luftës së fundit, ndërkohë që perëndimorët u luteshin izraelitëve të tregoheshin të arsyeshëm, një imam amplifikoi pozicionin e Hamasit në një predikim publik të transmetuar në televizion. “Doktrina jonë në luftën ndaj hebrenjve është që ne do ju shfarosim krejt. Nuk do të lëmë gjallë asnjërin prej jush, sepse ju jeni uzurpatorë të huaj të tokës sonë dhe mercenarë të përjetshëm”. E qartë që organizata ekziston për të njëjtin mision gjenocidist si edhe ISIS.
Edhe Boko Harami ka kontributin e tij në këtë lëvizje plot urrejtje. Një zëdhënës i Boko Haramit i tha kohët e fundit një gazete nigeriane se “shteti nigerian dhe të krishterët janë armiqtë tanë dhe ne do të nisim sulme kundër shtetit nigerian dhe aparatit të tij të sigurisë, si dhe kundër kishave, deri kur të arrijmë qëllimin tonë të krijimit të një shteti islamik në vend të shtetit laik”.
Boko Haram kërcënoi vajzat e krishtera që rrëmbey me vdekje ose të shiteshin si skllave, nëse nuk konvertoheshin në Islam. ISIS-i po u thotë të njëjtën gjë vajzave të sektit Yazidi që rrëmben.
Bota e qytetëruar përballet me një rrezik ekzistencial ndaj vetë të drejtës së saj për të ekzistuar. Kjo ideologji e dhunshme dhe gjenocidiste ka sot më shumë territore se në çdo kohë të historisë moderne. Nga Nigeraia në Irak, sfida po organizohet prej fanatikëve të sinqertë dhe seriozë, të motivuar prej fesë dhe të gatshëm të vdesin për kauzën e tyre.
Elitat perëndimore janë të frikësuara që të përballen me këtë realitet. Për vite të tërë ato kanë refuzuar të besojnë fjalët që thonë këta njerëz, dhe miliona irakenë, sirianë, nigerianë, libanezë, palestinezë dhe izraelitë janë duke paguar çmimin.
Fjalimi i Presidentit Obama të enjten në mbrëmje ishte një justifikim patetik dhe i cekër për një bisedë serioze me popullin amerikan.
Amerikanët nuk janë “të lodhur nga lufta”.
Por edhe po të ishim, nuk do të kishte rëndësi. Alternativa është fitorja e fanatikëve vrasës, dhe shtimi i territoreve në dispozicion të tyre, prej ku deklarojnë se do sulmojnë SHBA.
Detyra e një presidenti është të shpjegojë këtë.
Presidenti Lincoln e udhëhoqi Amerikën nëpër një luftë civile shumë të dhimbshme duke thënë të vërtetën, pranuar gabimet dhe duke u kujtuar amerikanëve se çfarë kishin për të humbur.
Elitat në të dy partitë politike kanë refuzuar të përballojnë argumentin se sa seriozë, brutalë dhe të vendosur janë armiqtë tanë.
13 vjet pas 11 shtatorit, me koston e mijëra jetëve, dhjetëra mijëra të palgosurve, dhe triliona dollarëve, SHBA është më e dobët dhe armiqtë tanë janë më të fortë.
Ky nuk është një problem i Obamës.
Ky është një problem amerikan.
Kemi nevojë për një bashkëbisedim të ri e të ndershëm, se si, ne si popull i lirë do të mposhtim forcat e të keqes që i kanosen planetit. /CNN/

Pershtatur ne shqip nga BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button