Kinema & TV

Angelina Jolie dorëzon kërkesën për divorc nga Brad Pitt. Një martesë që nisi dhe përfundoi në ekran

screen-shot-2016-09-20-at-19-12-54

Angelina Jolie ka dorëzuar një kërkesë për divorc nga Brad Pitt, bëri të ditur avokati i saj. “Ky vendim u mor në dobi të shëndetit të familjes, dhe kërkojmë që familjes t’i jepet privatësi në këto momente”, tha Robert Offer në një deklaratë dje.

Sipas faqes së internetit TMZ.com, e cila e raportoi fillimisht lajmin, aktori dhe regjisori citoi dallimet e papajtueshme si shkak për ndarjen. Cifti ka qenë bashkë që nga viti 2004 dhe u martuan në vitin 2014.

Jolie ka kërkuar të ketë kujdestarinë e gjashtë fëmijëve, ndërsa Pitt të ketë të drejtat për t’i vizituar. AJo nuk ka kërkuar mbështetje nga bashkëshorti. Data e ndarjes është listuar 15 shtatori.

Dy aktorët e famshëm u takuan fillimisht në sheshxhirimin e komedisë Mr and Mrs Smith dhe u panë gjithashtu në ekran së bashku në filmin e vitit 2015 “By the sea”, një dramë që flet për një martesë me probleme, e shkruajtur dhe me regjisore Jolie. Pavarësisht fokusit të filmit tek problemet e një martese, Jolie nxitoi të mohojë që ai ishte një pasqyrim i martesës së tyre.

“Brad dhe unë kemi problemet tona, por nëse personazhet do të ishin qoftë edhe të afërt me problemet tona, ne nuk do të mund ta bënim filmin”, tha ajo. “Që të jem e qartë: Ne kemi zënka dhe probleme si gjithë ciftet. Ka ditë kur e tërbojmë fare tjetrin dhe duam hapësirë, por problemet në film nuk janë problemet tona”.

Zërat për ndarjen e tyre kanë qarkulluar që nga viti 2010, kur ata paditën “News of the World” për lajmet e rreme sikur po ndaheshin.

Pitt dhe Jolie do t’i shohim në filmin “Allied”, një triller mbi Luftën e Dytë Botërore, bashkë me Marion Cotillard, ndërkohë që Jolie po punon me dokumentarin e Netflix “First they killed by father: A daughter of Cambodia remembers”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button