Bota

Anomalia e një tronditjeje (pak) të thellë. Edhe për këtë tërmet, shkaku kryesor është gjithmonë i njëjti

Screen Shot 2016-08-25 at 09.50.16Ka një anomali në këtë tërmet, i cili ka shkaktuar për të disatën herë, viktima dhe dëme në gadishullin Apenin. Eshtë thellësia e vogël në të cilën është çliruar fuqia e akumuluar në shkëmb. “Vetëm 4-6 kilometra, dhe kjo ka bërë që vala shkatërrimtare ë përplaset më kollaj në sipërfaqe dhe të shkaktojë shkatërrime dhe shembje”, shpjegon Andrea Tertulliani, studiues dhe drejtor i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë.

Nëse epiqendra, domethënë pika fillestare fatale, do të kish qenë më poshtë – siç ka ndodhur përgjithësisht në të kaluarën – toka do të kish patur imapkt negativ. Kështu sensorët u aktivizuan nga një impuls që arriti shkallën  gradë Rihter, duke regjistruar kështu tërmetin më të fuqishëm, pas atij të Aquilës në vitin 2009 (5.9 gradë).

“Eshtë e pamundur të thuash përse u manifestua në këtë mënyrë. Janë të shumtë faktorët që hyjnë në lojë, dhe që gjenerojnë çarjen e përhapur në rreth tridhjetë kilometra – shton Tertulliani – një e dhënë që arrijmë ta vlerësojmë, duke konsideruar sipërfaqen e mbuluar dhe pasojat e lëkundjeve më të vogla, të drejtuara për nga Umbria dhe që pasuan tronditjen fillestare. Edhe për këtë tërmet, shkaku kryesor është gjithmonë i njëjti: domethënë përplasja mes dy pllakave që i kanë dhënë origjinën Apenineve dhe Alpeve”.

Bëhet fjalë veçanërisht për pllakën afrikane, që shtyn drejt veriut dhe shkon e përplaset me pllakën euraziatike.

Italia është e vendosur në një zonë që shfaq gjithashtu fraksione të tjera me përplasje të kryqëzuara të forcave, që e shtyjnë detin Tirren të zgjerohet dhe Detin Adriatik të tkurret. Nga kjo panoramë gjeologjike “e tmerrshme”, lind e vërteta e trishtë, që Italia është një nga shtetet më sizmike të Tokës.

Fatkeqësisht, nga pikëpamja shkencore, tërmeti i dy netëve më parë hyn në “normalitetin” e një zone shumë sizmike, pra me rrezikshmëri të lartë. Një territor në gjendje të shfaqë, gjatë historisë së tij, ngjarje të ngjashme: ashtu si tërmetet pothuaj binjakë të viteve 1639 dhe 1646, apo një tjetër me efekte të krahasueshme, i vitit 1703. “Edhe pse nuk do të thotë asgjë – shpjegon Tertulliani – duhet të vërejmë se këtu, prej pak kohësh nuk regjistroheshin ngjarje të dhunshme. Mes tërmetit të Aquilës dhe këtij, nuk ka asnjë lidhje. Secili e ka pasur origjinën nga një e çarë e ndryshme dhe këto të çara janë të ndara mes tyre. E gjithë nëntoka e Apenineve është e copëtuar”.

Prej kësaj situate buron edhe veprimtaria sizmike që shenjon në vazhdimësi të gjithë Gadishullin, me lëvizje të shpeshta në vlerat mes dy dhe tre gradë të shkallës Rihter, që për fat nuk shkaktojnë dëme dhe nuk bëjnë lajm, por që dëshmojnë një gjendje të nëntokës, gjithnjë e më shumë në risk.

Pikërisht për shkak të karakteristikave që ka, zona është e mbushur me instrumenta zbulimi. “Të dhënat që mbledhim, megjithatë – vazhdon shkencëtari – na shërbejnë për të mbajtur një vëzhgim konstant he për t’u përpjekur që të kuptojmë fenomenin, duke shpresuar që një ditë të mbërrimë në pikën ku të kapim ndonjë sinjal të ngjarjeve, që sot na zënë në befasi”. /Cds-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button