Bota

“Anonymous” i shpall luftë Donald Trumpit

anon

Kolektivi i Hacker-ave Anonymous ka intensifikuar luftën e tij kundër kandidatit presidencial republikan, Donald Trump. Në vitin 2015, Anonymous lëshoi një paralajmërim për Trumpin, pasi ai shpalli se do të pengonte myslimanët që të hynin në SHBA. “Donald trump, mendo dy herë para se të flasësh. Të kemi paralajmëruar”, tha zëdhënësi me maskë. Më pas, grupi bllokoi faqen e internetit të trump duke sulmuar serverat. Më herët, Anonymous ka kryer sulme kibernetikë kundër ISIS, Kishës Baptiste të Uestboros dhe Ku Kluks Klanit.

Sot, Anonymous i shpalli luftë totale Trumpit duke u bërë thirrje hackerave nga e gjithë bota që të “mbyllin faqet e tij në internet dhe të ekspozojnë ato gjëra që ai nuk dëshironq ë publiku t’i dijë’. Qëllimi i grupit është të zhbëjë fushatën e tij. Ata kanë thënë se në 1 prill, ditën e gënjeshtrave, do të mbyllin faqen e tij Trump Chicago. Ja pjesë nga mesazhi:

“I dashur Donald Trump, të kemi parë prej shumë kohësh dhe ajo që shohim është thellësisht shqetësuese. Fushata jote e urrejtjes nuk ka tronditur vetëm SHBA, ti ke tronditur të gjithë planetin me vepripmet dhe idetë e tua. Ti thua atë që audienca jote aktuale do të dëgjojë, por në të vërtetë ti nuk je për asgjë, përveçse për babëzinë dhe pushtetin tënd personal”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button