ShendetiSpeciale

ANTIBIOTIKET / A janë të dëmshëm për shëndetin? Një shpjegim i detajuar

Screen Shot 2015-07-09 at 10.40.00

Në total, 100 trilionë bakterie “banojnë” tek një njeri të vetëm, teksa shumica e tyre “sigurohen” që ne të mbetemi të shëndetshëm. Por ne jemi duke u bërë gjithnjë e më të pafuqishëm kundër një numri në rritje bakteresh, që janë duke zhvilluar rezistencë ndaj antibiotikëve – diçka që mund të ketë pasoja shkatërruese në të ardhmen.

Bakteret janë më të aftë se sa çdo gjë tjetër në botën natyrore – ata ekzistojnë kudo, edhe në vende armiqësore për format e tjera të jetës. Çdo 20 minuta këto organizma mikroskopikisht të vogla, mund të dyfishohen në numër. Ata kanë një prirje për të mësuar: në hapësirën e vetëm 30 minutave, bakteret mund të zëvendësojnë krejt ADN-në tuaj dhe t’i përfshijnë aftësitë e përftuara rishtaz, në gjenomin e tyre. Në këtë mënyrë, bakteriet, të etiketuara si të padëmshme, mund të bëhen vrasës të paparashikueshëm.

Për shembull, bakteri Escherichia coli (E.coli) luan një rol të rëndësishëm në zorrët e njerëzve të shëndetshëm, si edhe dhe të kafshëve. Në formën e vet origjinale ai prodhon vitaminën K në trup. Sidoqoftë, nëse pëson mutacion, mund të bëhet vdekjeprurëse. Si rezultat i transportimeve gjenetike, E.Coli merr nga një bakter aftësinë për të çliruar toksina, nga një tjetër aftësinë për t’u kapur me kokëfortësi tek qelizat intestinale, dhe nga një i tretë aftësinë për t’iu rezistuar antibiotikëve. Pasojat në jetën reale u panë, për shembull, në Maj 2011 kur një E.coli i padëmshëm dhe i dobishëm madje, u transformua në një bakter virulent Escherichia coli Entero hemorragjike, ose EHEC për shkurt. Në njerëz, kjo shkakton gjakderdhje në muret e zorrëve, dëmton veshkat dhe vë në shënjestër trurin. Një shpërthim në 2011-ën mori shumë jetë në Gjermani dhe Suedi, pasi njerëzit hëngrën ushqim të kontaminuar me EHEC.

Antibiotikët janë të padobishëm kundra patogjenit – ashtu siç janë kundra shumë të tjerëve. Me të vërtetë, shumë shkencëtarë tani besojnë se epoka e antibiotikëve është duke marrë fund. Ilaçet që njëherë e një kohë shpëtonin mijëra jetë, janë tani të pafuqishëm kundër patogjenëve që vazhdojnë të perfeksionohen, me qëllim që të mbijetojnë.

UDHA E ANTIBIOTIKUT PËRMES TRUPIT

Atëherë, çfarë ndodh realisht kur një patogjen bakterial hyn në sistemin tonë? Bakteriet e dëmshme prodhojnë toksina në trup, të cilat çojnë në vdekjen e qelizave. Si një rregull i përgjithshëm, sistemi imunitar është në gjëndje t’i luftojë dhe nxjerrë jashtë këto trupa të huaj. Por nëse sistemi imunitar është i dobësuar, atëherë vetëm sulmi nga qelizat e bardha të trupit nuk mjafton. Ndihmë e jashtme nevoitet, në formën e një antibiotiku. Antibiotikët janë enzima të cilat pengojnë rritjen e bakterieve, duke i penguar të shumohen, ose duke i vrarë ato direkt, për shembull duke dëmtuar murin e tyre qelizor.

Me qëllim që të shohim sesi funksionon një antibiotik më nga afër, le të shoqërojmë njërin në udhëtimin e vet përmes trupit. Shumë antibiotikë merren nga goja. Kjo do të thotë se ata duhet të udhëtojnë fillimisht përmes gojës, ku bien në kontakt me pështymën. Tableta Orodispersible (ato që janë projektuar të shkrijnë në gjuhë) do të shkrijnë në sekondë, por shumë antibiotikë kanë një rrugë të gjatë përpara tyre. Për këta, pështyma vepron vetëm si lubrifikant, duke i transportuar  butësisht përgjatë ezofagut, deri në stomak. Për arsye të kushteve acidike të gjetura atje, disa antibiotikë shpërbëhen në mijëra toptha të vegjël. Falë përmasave të tyre të vogla, këta më pas arrijnë shumë shpejt në zorrë, ku shpërbëhen dhe çlirojnë agjentin antibiotik në mënyrë të njëtrajtshme. Të tjerë antibiotikë janë armatosur kundra acidit agresiv të stomakut dhe arrijnë zorrën e hollë të padëmtuar.

SI E GJEN ANTIBIOTIKU PATOGJENIN?

Sapo antibiotiku kalon përmes murit intestinal, e gjen rrugën e vet në venën përcjellëse, e cila degëzohet në një rrjet të ndërlikuar kapilarësh të gjakut. Këto janë vazat më të vogla të gjakut në trup. Një shkëmbim i vazhdueshëm i substancave, ndodh përmes këtyre kapilarëve: ata veprojnë si rrugë makinash, duke transportuar ushqyesit e kërkuar për tek organet dhe duke marrë me vete mbetjet (radikalet). Këtu, medikamentet lidhen me proteinat në plazmën e gjakut dhe udhëtojnë bashkë me gjakun drejt mëlçisë.

Në mëlçi fillon metabolizimi i ilaçit: një pjesë sekretohet përmes fshikëzës së tëmthit dhe veshkave, tjetra kalon përmes venës Hepatike, ku përfundimisht absorbohet në sistemin qarkullues të trupit dhe shpërndahet nëpër trup – si një armatë me ushtarë, duke u shtyrë në të gjitha drejtimet. Të çliruar tashmë, përbërësit aktivë të antibiotikëve pastaj fillojnë të kërkojnë për bakteriet, të cilat janë të programuara t’i kundërluftojnë. Ata i njohin bakteriet nga e vetmja gjë që i dallon ato nga të gjitha qelizat e gjalla: molekula murein në murin qelizor të bakteries. Penicilina, antibiotiku më i njohur, gjithashtu reagon ndaj kësaj molekule – ose për të qënë më të saktë, sapo i afrohet një bakteri, kyçet në murin e qelizës së bakterit. Kjo arrihet nga një proçes kompleks bashkëveprimi midis enzimës së antibiotikut dhe molekulave të murit bakterial. Nëse kjo bashkëngjitje është e suksesshme, penicilina fillon të veprojë duke ndërhyrë në sintezën e murit qelizor. Muri qelizor ndalon funksionin e vet mbështetës dhe qeliza shpërthen.

Një nga disavantazhet e antibiotikëve është se ata nuk dallojnë midis baktereve të mira dhe të këqija në trup, dhe mundet gjithashtu të vrasin bakteret e dobishme në florën intestinale, pa të cilën bakteret e dëmshme mund të shumëzohen me shpejtësi. Nëse bakteret e shëndetshme në trup furnizohen pak, myku mund të përhapet në mukozën e membranave, dhe mund të zhvillohen alergji ose çrregullime gastrointestinale – këta e të tjerë, janë disa nga shumë efektet anësore të antibiotikëve.

PSE NUK DUHET TË NDALIM MARRJEN E ANTIBIOTIKËVE

Antibiotikët merren në përgjithësi midis dy dhe dhjetë ditëve – zakonisht ata kanë efekt menjëherë pasi doza e parë është marrë. Si pasojë, agjenti antibiotik mbetet në trup për dy deri në dymbëdhjetë orë, mesatarisht. Koha deri në veprimin e mësymjes varet nga faktorë të ndryshëm- për shembull proçeset biologjike në trup (metabolizmi, rënia e fuqive, etj.) ose përqëndrimi i agjentit antibiotik.

Gjysmë jeta e medikamenteve, tregon se kur sasia e përbërësve aktivë të antibiotikut të gëlltitur ka rënë më gjysëm – në rastin e Penicilinës G, kjo është 30 minuta. Për këtë arsye, antibiotikët duhet të merren disa herë në ditë, me qëllim të përmbajnë përqëndrimin e agjentit antibiotik në intervale të rregullta. Nëse ti ndalon ta marrësh atë, sasi të vogla të bakterit të rrezikshëm në trup mund të mbijetojnë dhe të zhvillojnë rezistencë kundra antibiotikut. Kjo ndodh për arsye se bakteret zhvillojnë strategji mbijetese gjatë kësaj ‘qetësie në veprim’, që i lejon ata t’i rezistojnë antibiotikëve. Ata ose prodhojnë substanca me të cilat mund të sulmojnë antibiotikun kur bien përsëri në kontakt me të, ose formojnë një lloj fortese, saqë antibiotiku e ka të vështirë ta shkatërrojë. Ata më pas shumohen më tej, duke ia kaluar rezistencën e tyre pasardhësit. Kjo është arsyeja pse ekspertët janë tani duke paralajmëruar fundin e epokës së antibiotikëve.

SI E ARRIJNË ANTIBIOTIKËT REZISTENCËN?

Duket si një kontradiktë: sa më shumë antibiotikët shpërndahen, aq më mirë bakteret janë në gjëndje të armatosen kundra tyre. Seicili nga ne merr rreth 500 gramë antibiotikë për vit, përmes mishit, medikamenteve dhe zarzavateve. Pasojat mund të jenë shkatërruese. Pa kontaktin me antibiotikë, vetëm një në dhjetë million bakterie pëson mutacion. Por kur bakteri bie në kontakt me antibiotikë, ata aktivizojnë programin e tyre të mbrojtjes-sasia e mutacioneve shumëzohet dhe tani një në mijë bakterie pëson mutacion.

A DO TË VRITEN SHPEJT BAKTERIET NGA DHJAMI?

Shkencëtarët në të gjithë globin janë duke kërkuar për antibiotikë të rinj, të cilët munden të kundërveprojnë ndaj rezistencës. Partnerë të tillë janë Eduard Babiychuk dhe Annette Draeger nga Universiteti i Bernës në Zvicër, të cilët janë duke përqëndruar kërkimin e tyre në liposomet (molekulë fosfolipidike). Këto nanothërrmija formohen nga shtresa e dhjamit e qelizave të trupit dhe përdoren, midis gjërave të tjera, për të transportuar medikamente brenda trupit. Shkencëtarët bëjnë bashkë liposomet në një mënyrë të tillë, që ato tërheqin e bëjnë bashkë substancat bakteriale toksike në trup dhe i neutralizojnë ato. Pa toksinat, bakteriet bëhen pa mbrojtje dhe mund të eliminohen nga sistemi imunitar njerëzor.

Në provat e gjera mbi kafshët, medikamenti ka arritur pothuajse rezultate pozitive: minjtë e infektuar me helmim gjaku, kërcënues për jetën, u kuruan si një rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj  metode. Medikamenti CAL02, momentalisht në proçesin e marrjes së patentës, është aprovuar se do të jetë një gur kilometrik në luftën kundër bakterieve multirezistente. “Ndërsa efekti i lipozomeve nuk drejtohet kundër vetë bakterieve, ato nuk janë në gjëndje për të zhvilluar rezistencë,” thotë Draeger. Mikrobiologu Amerikan Stuart Levy gjithashtu dëshiron t’i mbrojë njerëzit nga bakteriet, pa shkatërruar mikrobet gjatë procesit. Ai shpreson ta bëjë këtë përmes çaktivizimit të thjeshtë të proteinave të cilat shkaktojnë infektimin në trup. Kjo do të lejojë atëherë bakteriet të zhvillohen normalisht – por duke mos i shkaktuar bujtësit dëm. “Ne nuk duhet të përpiqemi të zhdukim të gjitha bakteriet, për arsye se ne kemi nevojë për to, për zhvillimin tonë”,- thotë ai. “Anasjelltas, bakteriet nuk kanë nevojë për ne që të mbijetojnë”.

ScienceMag-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button