Horizonti.al

Apokalipsi, legjenda e pranishme në të gjitha kulturat

Screen Shot 2016-01-17 at 21.20.48

Çdo gjë që fillon e ka edhe një fund, dhe paraardhësit tanë të lashtë e dinin këtë gjë, po aq mirë sa edhe ne. Kështu që, nuk është surprizë që shumica e kulturave kanë legjendën e fundit të botës, që ia kundërvënë historisë së tyre të krijimit – një lloj cmimi ngushëllues, për ata që nuk do të jetojnë për të parë fundin. Për të krishterët, ky apokalips është nëj epikë gjigande që zhvillohet përgjatë shumë viteve, dhe që përfshin kaq shumë fatkeqësi, luftëra dhe katastrofa, saqë është e vështirë t’i mbash mend. E njëjta gjë me Ragnarokun e nordikëve, që është një koleksion fatkeqësish dhe betejash, të cilat përfundojnë me Tokën që fundoset dhe krijohet nga e para.

Në hinduizëm, është një tjetër betejë epike, që pasohet nga një univers i rikrijuar, ndërkohë që Budizmi e asgjëson botën në një shumësi fishekzjarresh piroteknike. Me fjalë të tjera, shumica e njerëzve përgjatë historisë kanë jetuar me vizionin e tyre personal të fundit të gjithckaje, një vizion që ka kuptim në kontekstin e jetëve dhe kulturave të tyre. Dhe të tilla janë të gjitha këto legjenda: mënyra që ne qeniet njerëzore t’i japim kuptim botës ku jetojmë, pavarësisht se kur apo ku jemi. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button