Bota

Arabia Saudite financoi sulmet e 11 Shtatorit

Screen Shot 2015-06-05 at 21.10.08

Administrata e Barack Obamas është në presion të madh për publikimin e një raporti sekret në të cilin theksohet se Arabia Saudite drejtpërdrejtë financoi sulmet e 11 Shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton “The Telegraph”.

Rand Paul, senator i republikanëve liberalë nga Kentucky, ka kërkuar nga Obama që të publikojë një raport sekret prej 28 faqesh që ishte redaktuar nga Senati Amerikan në vitin 2002 e që kishte të bënte për sulmet e 11 Shtatorit.

Paul që vazhdimisht ka kritikuar administratën për programet sekrete të NSA-së, ka kandiduar për president në vitin 2016 dhe ka premtuar se do të nisë një amendament te Senati për t’i bërë thirrje Obamas që të publikojë dosjet sekrete, transmeton Koha.net.

Dosjet sekrete ishin të ndaluara me urdhrin e presidentit të atëhershëm George W.Bush. Kjo ka shtyrë në konfirmimin se Arabia Saudite është e përfshirë në sulme.

Sipas Bob Grahamit, ish-senator i Floridas, i cili në kohën e raportit ishte kryetar i komitetit të Senatit për Inteligjencë, ka thënë se Arabia Saudite ishte “financuesi kryesor” i sulmeve në Qendrën Botërore Tregtare.

Shtëpia e Bardhë në muajin janar të këtij viti kishte theksuar se është duke analizuar dosjen kurse për vjet të tëra familjet e viktimave të sulmit, kanë kërkuar publikimin e dosjes sekrete. 

Leave a Reply

Back to top button