Bota

ARKITEKTI / Ja kush qëndron prapa Donald Trumpit

roger stone

Në moshën 63 vjeç, Roger Stone ka qenë i majtë dhe i djathtë, është entuziasmuar për John Fitzgerald Kennedyn dhe ka bërë punët e pista për Richard Nixonin; është një mbret vanitoz i mondanitetit, i njohur për pozicionet e tij kundër establishmentit politik në Amerikë. Ka lobuar për zotërinjtë e lojërave të fatit. Sot është strategu republikan, ideatori i fushatave negative dhe “shpërndarësi i baltës”, njeriu i besuar i miliarderëve, ushqyesi i teorive konspirative të errëta, i bindur se Kennedyn e ka vrarë një njeri i porositur nga Lyndon Johnsoni. Pra, ka një jetëshkrim të përsosur për të qenë këshilltari i vyer i Donald Trumpit. Të dy janë të lidhur dhe nga një shoqëri e vjetër, produkt tipik i sasisë së tepruar të egos në një dhomë të vetme. Në gusht të vitit 2015, kur ishte këshilltar i fushatës elektorale, i kishte ndodhur gjëja më “trump”-iane: Trumpi e pushoi nga puna. Ai, “besniku i fundit i Trumpit”, e priti me qetësinë me të cilën pritet fenomenet atmosferike. Sigurisht, nuk ishte hera e parë që grindeshin, edhe publikisht, për ta rimarrë veten kur e kërkonin rrethanat. Mes biznesmenëve nuk duhet të mbeten pakënaqësi. Kështu, nga koha që nuk ka më një rol zyrtar në fushatë, është shndërruar në përcjellësin më të zellshëm të mesazhit të mikut të tij të vjetër. Nga beteja me një zell trumpian në studiot televizive, të paktën ato që ende e ftojnë. CNN nuk e ka ftuar më, pasi në Twitter ka fyer bashkëpunëtorët e rrjeteve të tjerë: shprehja më e rëndë, që pastaj u tërhoq, ishte “zezak idiot”. Edhe rrjeti Msnbc nuk dëshiron ta afrojë. Së fundmi, makineria propagandistike e Stone ka thënë se vëllezërit Koch, financues republikanë, po përgatisin një blic për të dëmtuar Trumpin, në favor të një tjetër kandidati të establishmentit republikan. /www.bota.al

bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button