HistoriMAIN

Armada, katastrofa detare që i dha fund hegjemonisë globale të perandorisë spanjolle

Nga Stephen Brumwell

Më 21 shtator 1588, një stuhi e fortë goditi bregun perëndimor të Irlandës. Ndërsa ajo u forcua më tej, 3 anije të mëdha zbarkuan cektinën Streedagh Strand, në veri të Sligos. Pjesë e një Armada”-s së frikshme të dërguar nga Mbreti i Spanjës Filipi II për të pushtuar mbretërinë e armikes së tij kryesore, Mbretëreshës së Anglisë Elizabeta I, tregtarët e armatosur kishin përjetuar tashmë një odise të jashtëzakonshme. Gjatë misionit të tyre ata ishin nisur Portugalia dhe përmes Kanalit Anglez ishin përballur me anijet e shkathëta dhe të mirëarmatosura të Mbretëreshës së Virgjër”.

Më pas ishin sjellë përreth brigjeve të Skocisë në një udhëtim të rrezikshëm drejt kthimit në shtëpi. Por të dëmtuara rëndë nga dallgët e Atlantikut, ato u bënë copë e çikë, duke u marrëjetën më shumë se 1000 spanjollëve. librin e tyre të ri “Armada:Sulmi spanjoll dhe shpëtimi i Anglisë në vitin 1588, historianët Colin Martin dhe Geoffrey Parker ndalen tek gjeneza, fati tragjik dhe trashëgimia e një operacionit ushtarak që mbahet mend si një fatkeqësi, por që sipas vlerësimit të tyre ishte shumë pranë arritjes së objektivit të saj.

Autorët u takuan për herë të parë me njëri-tjetrin në vitin 1973, dhe për gjysmë shekulli kanë pasur një bashkëpunim akademik të frytshëm. Parker, një profesor i historisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos, SHBA, bazohet në zotërimin e tij të pakrahasueshëm të burimeve të gjera dokumentare.

Ndërkohë Martin, ekspert i arkeologjisë detare në Universitetin e St.Endrju në Skoci, përdor njohuritë që ka fituar në drejtimin e eksplorimit të tre rrënojave të Armadës. Flota e frikshme u krijua gjatë tensioneve të larta midis Filipit II, sundimtar i një perandorie që përfshin zona të gjera të Amerikës dhe Evropës, dhe Elizabetës së monarkisë Tudor.

Filipi kishte bekimin e Papës për kryqëzatën e tij kundër heretikëve protestantë, por ai kishte gjithashtu edhe arsyet e tij strategjike për pushtimin e Anglisë. Kjo sepse Elizabeta I ishte një mbështetëse e rebelimeve holandeze kundër sundimit spanjoll në Vendet e Ulëtadhe ajo inkurajoi piratët famëkeq si Frensis Drejk, të cilët plaçkitnin anijet me thesare, nga të cilat varej fuqia e Spanjës.

Elizabeta, në të 50-at e saj dhe që i mungonte një trashëgimtar, dyshonte se Filipi ishte i përfshirë në një komplot me katolikët britanikë për ta rrëzuar atë nga froni. Në fakt frika e saj ishte më shumë sesa thjesht një paranojë:aleati i saj, udhëheqësi holandez Uilliam  Oranzh, u vra nga një agjent spanjoll në vitin 1584.

Propozimi origjinal për “Pushtimin e Anglisë i hartuar në 1586 nga komandanti iflotësspanjolle, markezi me përvojë i Santa Kruz, parashikonte një njësi ushtarake të vetme amfibe. Por Filipi, një mikromenaxher” problematik, nuk mund ti rezistonte ndërhyrjes në plan. Historianët thonë kjo e bëri misionin shumë më të komplikuar. Filipi ishte i bindur se Armada duhet të lundronte në Kanalin Anglez dhe të takohej në ngushticën e Doverit me Ushtrinë spanjolle të Flandrës, e cila do të vendosej në Holandë.

Pavarësisht provokimeve nga frocat angeleze, Armada duhej ta ruante forcën e saj, derisa të pozicionohej për të shoqëruar zbarkimin e gati 30.000 ushtarëve veteranë, që ishin pajisur me mjete të veçanta për të zbarkuar në një plazh në Kent. Pushtimi do të komandohej nga nipi i mbretit, Aleksandër Farneze, duka i Parmës.

E furnizuar dhe përforcuar nga Armada, ushtria e këtij të fundit duhej të sulmonte në brendësi të Londrës përmes grykëderdhjes së lumit Tamiz. Por vizioni strategjik i mbretit, mund të jetë komprometuar nga devotshmëria e tij fetare. Filipi jashtëzakonisht fetar, ishte i sigurt se ndihma e Zotit do të kapërcente të gjitha vështirësitë.

Por largimi i Armadës nga Spanja u vonua nga sfida e madhe logjistike e një operacioni tëtillë gjigant në det. Në vitin 1587, Frensis Drejk pengoi përgatitjet e spanjollëve, duke vënë flakën magazinave Kadiz. Kur markezi i Santa Kruzit u sëmurë nga tifoja, rolin e organizatorit e mori duka i Medina Sidonia.

Falë aftësisë së tij administrative kur u nis nga portet spanjolle, Armada kishte 130 anije me 27.000 ushtarë. Por 2/3 e tyre ishin ushtarë me pak përvojë në det. Plani kryesor i Filipitbazohej në besimin e tij se anijet spanjolle duhet të shmangnin një duel artilerie me armikun,dhe ti shkarkonin armët e tyre të rënda në afërsi të bregut, pak përpara se të nisnin tëluftonin.

Një skenar, në të cilin siç e pranojnë edhe autorët e librit të fundit, trupat e Armadës me siguri që do të dominonin ndaj anglezëve. Por në det, anglezët gëzonin avantazhe vendimtare.Në vitet 1570, projektuesit anglezë i kishin modifikuar anijet tradicionale luftarake kohës, duke i bërë të lehta dhe më të shpejta.

Në dallim nga artileria e Armadës, e cila përdorte topa të montuar në karrocat tipike për luftën tokësore, armët angleze ishin montuan në platforma kompakte, të cilat ishin shumë më të lehtë për tu përdorur në bordin e anijes. Ndërsa flota perëndimore e Anglisë prej 105 anijesh kishte një personel prej vetëm 9.500 burrash, të gjithë ata ishin marinarë shumë të aftë.

Madje në raste lufte, edhe nga lordët e privilegjuar pritej të bënin të njëjtat punë si marinarët. E meta kryesore në strategjinë e Filipit – vështirësia e komunikimit me dukën e Parmës – u bë e dukshme kur Medina Sidonia arriti në hyrjen perëndimore të Kanalit Anglez pa asnjë lajm për këtë të fundit.

Ndërkohë orët  para të mëngjesit të 31 korrikut 1588, mbreti u njoftua për një zhvillim tjetër alarmues. Gjatë natës, flota e admiralit anglez Çarls Hauard ishte larguar nga porti iPlajmauth dhe kishte kaluar pranë Armadës pa rënë shumë ne sy, duke përfituar nga era qëishte në favorin e mbrojtësve.

Edhe pse pësoi disa humbje në përplasjen e parë, Armada vazhdoi të ecte ngadalë nëpër kanal drejt pikës ku ishte parashikuar të bashkohej me trupat e dukës së Parmës, duke kundërshtuar përpjekjet për ta ndaluar atë. Historianët besojnë se nëse Armada do të kishte krijuar një forcë të pavarur, siç kishte synuar në fillim Santa Kruz, Hauard nuk mund të ndalonte dot një zbarkim të spanjollëve në tokën angleze.

Dhe kur më 6 gusht, flota rivale u ankorua përgjatë kanalit jashtë Kalesë, spanjollët mbetën tëbllokuar në një ngërç taktik. Për të thyer ngërçin, anglezët dërguan drejt tyre anije pa pilot të përfshira nga flakët. E goditur, por e paprekur në thelbin e saj, Armada lundroi drejt Detit tëVeriut, e ndjekur në një farë distance nga anijet luftarake angleze.

Gjithsesi ajo ndjekje ishte një bllof i rrezikshëm. Për fatin e Hauard, një këshill lufte në bordin e Armadës vendosi më 10 gusht të mos kthehej mbrapsht për t’u bashkuar me trupat e Dukës së Parmës. Në vend të kësaj u vendos të rrethohej Britania Veriore. Edhe pse Anglia gëzonte një avantazh në det, në tokë kjo situatë u përmbys.

rast se Armada do të ishte në gjendje të merrte në bord trupat e Dukës Parmës dhe ti zbarkonte me sukses në brigjet angleze, artileria e tyre ndoshta do të dëmtonte rëndëfortifikimet e dobëta të Kentit. Përveç kësaj, veteranët spanjollë ishin të një niveli shumë më të lartë sesa milicia e mbledhur për ti kundërshtuar ata.

Por ndërsa Armada po rikthehej në shtëpi, anijet u ndeshën me një stuhi të fortë i shkaktoidëme shumë më të mëdha se sa topat e angleze. Më shumë se 30 anije u mbytën në brigjet perëndimore të Skocisë dhe Irlandës, dhe vendet e të paktën 8 prej tyre janë konfirmuar nga kërkimet arkeologjike nën det.

Nga të gjithë njerëzit që përbënin Armadën, më pak se gjysma u rikthye në Spanjë për të treguar historinë e asaj përballjeje. Sipas vlerësimit të autorëve, shkalla e vdekjeve në Angli ishte e krahasueshme, kryesisht për shkak të sëmundjes, urisë dhe ekspozimit ndaj kushteve të këqija.

Të lënë pas dore në mënyrë të turpshme nga Elizabeta e ngazëllyer dhe ministrat e saj, detarët anglezë që kishin luftuar kundër Armadës u katandisën të mbështeteshin tek bamirësit për tëmbijetuar. Ndërsa Filipi II e pranoi stoikisht humbjen si vullnetin e Zotit, Elizabeta dhe aleatët e saj holandezë e festuan fitoren si një miratim hyjnor për kauzën e tyre. / Wall Street Journal” – Bota.al

Back to top button