Enciklopedike

Arrati e çmendur nga Muri i Berlinit

Harry Deterling kishte dashur të arratisej nga Gjermania Lindore që kur ishte ngritur muri. Deterling ishte një kritik i njohur i qeverisë dhe ata e kishin kërcënuar ta shpinin në një kamp pune të detyruar. E dinte që duhej të arratisej shpejt. Deterling, një inxhinier trenash, dëgjoi zëra se shinat hekurudhore ende lidhnin Berlinin Lindor me atë Perëndimor. Megjithatë, shpejt ata do të çmontoheshin. Ai i kërkoi furnizuesit të trenit të tij, Harmut Lichy, që të ndihmonte atë dhe të afërmit të arratiseshin. Lichy pranoi, dhe të dy nisën të planifikojnë arratinë.

Deterling zgjodhi një rrugë që do e shpinte më pranë kufirit. Ai i tha familjes dhe miqve se do të arratisej, dhe 24 prej tyre iu bashkuan në tren. Teksa Deterling iu afrua ndalesës së planifikuar të trenit, ai nuk u ndal. Në vend të kësaj, shtoi shpejtësinë. Treni kaloi vendin e ndalesës dhe u fut në shina të braktisura. Rojet gjermano-lindore ishin shumë të befasuara për të qëlluar. Teksa treni iu afrua barrierave, Deterling dhe Lichy u futën në rezervën e qymyrit ndërsa gjithë të tjerët u shtrinë përtokë. Treni u përplas mes barrierave dhe më tej u ndal në Gjermaninë Perëndimore. Asnjë prej pasagjerëve nuk u lëndua në këtë përpjekje arratie. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button