Analiza

Arratia e Rusisë drejt të shkuarës

Screen Shot 2015-05-12 at 2.22.11 PMNga Aleksei Bajer*

Festimet e Ditës së Fitores në Rusi, janë duke u bërë gjithnjë e më të çuditshme, ndonëse Lufta e Dytë Botërore po zhytet më tej në distancën historike, duke u bërë gjithnjë e më pak e rëndësishme në botën moderne. Milje të tëra me pëlhura të zeza dhe portokalli, zbukurojnë rrugët e qytetit, shirita të zinj dhe portokalli varen jashtë pasqyrave së pasme të makinave, dhe më e çuditshmja nga të gjitha, parulla që shkruajnë “Për në Berlin!”, që dekorojnë makinat e shtrenjta gjermane, por me etiketa ruse.

Kohët e fundit, shumë njerëz kanë vënë re se parulla të ndryshme dhe postera, të përgatitura me rastin e 70 vjetorit të fitores së madhe, shpesh shfaqnin fotografi të ushtarëve amerikanë, dhe madje me tepri, ushtarët e Vehmahtit dhe pilotët bombardues të Luftvafes. Ata që qeshën me manifestime të tilla të çuditshme të patriotizmit, nuk e kapën dot thelbin.

Screen Shot 2015-05-06 at 18.59.26Çjerrja, prag-histeria me përkujtimet e “fitores sonë”, nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin historik. Në fakt, shumica e të ashtuquajturve patriotë, të cilët me zë të lartë mbrojnë trashëgiminë heroike të Rusisë, nga ajo që e shohin si një përpjekje për të falsifikuar historinë, nuk i dinë datat e betejave të rëndësishme dhe s’mund të thonë as emrat e komandantëve të lartë sovjetikë të luftës.

E gjithë shfaqja është për këtu dhe tani, në lidhje me Rusinë post-sovjetike, neurozat dhe fobitë e saj, më saktë, lidhur me pakënaqësinë e saj me botën moderne, dhe dëshirën për t’u arratisur në të kaluarën. Kjo është hera e dytë, që kjo ndodh gjatë 100 viteve të fundit. Ajo që po ndodh, është vazhdimi i arratisjes origjinale, e cila u pa edhe në vitin 1917, dhe rrjedhimisht, është zgjerimi i përvojës sovjetike.

Në dy dekadat e para të shekullit të XX-të, Perandoria Ruse hyri në rrugën e kapitalizmit modern, dhe u zhvillua me një shpejtësi të rrezikshme. Me territorin e saj të madh, pasuri burimesh natyrore, sistemin e mirë arsimor, i cili u zgjerua për t’u përqafuar edhe nga fshatarët analfabetë, por edhe industrinë në rritje, Rusia ishte e vendosur për t’u bërë një fuqi dominuese ekonomike, politike dhe ushtarake e shekullit të ri.

Në vend të kësaj, Moska ndryshoi kurs, duke vendosur të arratiset nga moderniteti. Bolshevikët refuzuan individualizmin, inisiativën private, motivin e fitimit, transparencën dhe aspekte të tjera të kapitalizmit. Ndërsa vazhdimisht përshëndesnin progresin, dhe premtonin një të ardhme të ndritur e të lumtur për të gjithë, ata ringjallën një shumëllojshmëri praktikash dhe institucionesh të së shkuarës:punën e skllevërve, robërinë, kultin fetar të perandorit etj.

Ndërsa reklamonin me ngulm arritjet shkencore, sundimtarët sovjetikë u përpoqën të ndalojnë teorinë e relativitetit, gjenetikën dhe shkencat kompjuterike, duke deklaruar kohë pas kohe, se këto shtylla të botës moderne ishin “pseudoshkenca borgjeze”. Kur u ktheva në Moskë për herë të parë në vitin 1988, pasi kisha emigruar 15 vite më parë, ishte njëlloj si të kisha udhëtuar në makinën e kohës:Bashkimi Sovjetik, ishte një vend ku koha kishte ndalur.

U ngjira shumë shpejt, duke u shpjeguar të gjithëve që pata takuar, bazat e jetesës në fund të shekullit të XX-të:çdo gjë nga përdorimi i kartave të kreditit, deri tek parimi i ndarjes së pushteve. Ndonjëherë ndjehesha, sikur po flisja me mysafirë që vinin nga viti 1913, dhe jo me bashkëkohësit e mi.

Ishte e mahnitshme sesa shpejt, individët rusë shfaqën gjithçka, sapo Bashkimi Sovjetik u shemb, dhe u fut në botën e modernitetit. Ata mësuan të përdorin banjat moderne, dhe u bënë konsumatorë të sofistikuar. Shumë vetë hapën biznese dhe ndërmarrje private. Por vendi në tërësi, nuk arriti të gjejë pozicionin e tij në shekullin e XXI-të.

Gjatë epokës sovjetike, Rusia e konsideronte veten një fuqi e madhe dhe një perandori e fortë. Megjithatë, në botën përtej kufijve të saj, përcaktimi i madhështisë kombëtare, ndryshoi tërësisht gjatë periudhës prej 70 vjetësh, ndërsa Rusia mbeti prapa Perdes së Hekurt, dhe po kështu ndodhi edhe me grupin e aftësive të nevojshme për ta arritur atë.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të naftës, u provua të ishte një mallkim për Rusinë. Nga njëra anë, fluksi i petrodollarëve parandaloi nevojën për reforma të dhimbshme dhe rindërtimin ekonomik;ndërsa nga ana tjetër krijoi iluzionin e madhështisë dhe pasurisë. Në fakt, duke qenë një eksportuese e naftës, Rusia ishte krejtësisht e ndërvarur nga çmimet botërore të naftës, të cilat Moska nuk ishte e aftë t’i kontrollonte.

Edhe pse teknologjia dhe inovacionet, u bënë përcaktuese si një element kyç i suksesit ekonomik, Rusia në mënyrë të qëndrueshme, i shkatërroi krijimet e saj shkencore. Ajo e konsumoi kapitalin

e saj njerëzor, duke e shtyrë të largohet popullsinë e saj aktive, më me inisiativë dhe të mirëarsimuar, dhe lejuar që burokratët pa tru të vjedhin në paqe dollarët e naftës.

Ajo i shiti me gëzim burimet e saj natyrore jashtë vendit, duke i shkulur ato nga toka me ndihmën e teknologjisë së importuar. Një dekadë e gjysmë të çmimeve të larta të naftës, kanë qenë më tepër një lajthitje sesa një rregull. Revolucioni teknologjik, po rriste gjithnjë efikasitetin e energjisë dhe zvogëluar varësinë nga hidrokarburet, ndërsa në të njëjtën kohë nxiti prodhimin e energjisë globale, përmes futjes në treg të naftës argjilore, si dhe depozitat e naftës dhe gazit në thellësinë e deteve, apo përparimin në zbulimin e burimeve alternative të energjisë.

Nuk është një rastësi, që zhgënjimi i Rusisë në botën moderne, ndodhi në fund të epokës së naftës së shtrenjtë. Parada e Fitores, e vendosi arratinë e Rusisë nga moderniteti në një sfond të zymtë.  Para së gjithash, asnjë vend i zhvilluar nuk nxjerr faqe publikut pajisjet ushtarake, për më tepër ajo çfarë Rusia zgjedh për të afishuar, flet për synimet që ka.

Ajo krenohet me një tank të ri të armatës, që para se në mënyrë të bujshme të ngecte gjatë provave, ishte paraqitur si një armë e mrekullshme, e pakrahasueshme më asgjë të ngjashme në botë. Sigurisht Armata është unike:tanku dhe arma e saj e mrrekullueshme, është një temë e Luftës së Dytë Botërore, jo ushtrisë moderne.

Gjatë sundimit të tij, Vladimir Putin e ka shndërruar Rusinë në një shoqëri neo-feudale, të drejtuar nga burokracia dhe policia, nga personele të ndryshme të sigurisë, të cilët ia detyrojnë besnikërinë e tyre personale Kremlinit. Rusia gjithashtu, do të donte ta kthente Ukrainën në një entitet që paguan haraç, një shtet vasal të ndërvarur nga favoret e Moskës. Nuk është çudi, që ukrainasit u zbrapsën nga perspektiva, për t’u rrikthyer në Mesjetë. Në fakt, nuk mundin as ata dhe as Rusia.

Në vitin 1917, ishte e mundur të kërkohej për alternativa të tjera ndaj kapitalizmit. Bota ishte një vend shumë i ndryshëm, ende e zotëruar nga një pjesë të vogël e Fuqive të Mëdha, të përqendruara në Evropë. Këto Fuqi të Mëdha, kontrollonin prodhimin dhe teknologjitë e përparuara. Sipas standardeve të sotme, bota kishte shumë pak njerëz. Hapësira të mëdha territoresh, ishin të pazhvilluara dhe praktikisht të pabanuara.

E gjitha kjo ka ndryshuar. Bota moderne ka ardhur në vete, dhe është bërë shumë konkurruese. Vendet më të mëdha, dhe popullata në rritje – Kina, India, Indonezia, Brazili – janë zhvilluar po aq shpejt, sa Rusia përpara Luftës së Parë Botërore, dhe po fitojnë ndikim në arenën ndërkombëtare, ndërsa Rusia është duke u bërë në mënyrë progresive më e dobët.

Moska edhe një herë ka vendosur të qëndrojë në periferi të historisë, por tani, një shekull më vonë, pasojat për këtë ikje në të shkuarën, ka të ngjarë të provohet jo vetëm e dëmshme, por katastrofike. /“Kyiv Post”/ Bota.al

Shënim: Aleksei Bajer është një economist dhe shkrimtar që jeton në Nju Jork. Romani i tij detektiv, “Vrasje në daça”, me ngjarjet e vendosura në Bashkimin Sovjetik në vitin 1960, u botua në vitin 2013

Leave a Reply

Back to top button