Bota

Arratisja spektakolare e dezertorit koreano-verior, si i shpëtoi mrekullisht 40 plumbave (video)

Video e dezertimit të një ushtari koreano-verior është publikuar. Video tregon momentin tronditës kur 20-vjeçari përpiqet të arratiset drejt Koresë së Jugut.

Ushtari, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, iu afrua kufirit me xhip dhe më pas hidhet nga automjeti drejt lirisë së tij në jug ndërsa ndiqet nga rojet e kufirit që qëllojnë disa herë mbi të.

Mrekullisht ai arrin që të kalojë zonën e çmilitarizuar dhe shihet duke u tërhequr nga ushtarët e Koresë së Jugut.

20-vjeçari është shturar në një spital ushtarak dhe i ka mbijetuar 40 të shtënave me armë të qëlluara drejt tij. Ushtari u arratis në kufirin në Panmunjom, pjesa e vetme e kufirit prej 155 miljesh midis Veriut dhe Jugut, i cili mbetet i lirë nga gardhet tela gjembi dhe minat tokësore.

Mjekët thonë se trupi i tij është i mbushur me parazitë, si edhe i kanë gjetur një krimb 27 cm në zorrë.

Komanda e OKB-së në Korenë e Jugut thotë se ushtarët e Koresë së Veriut shkelën dy herë javën e kaluar marrëveshjen e armëpushimit me Korenë e Jugut, gjatë ndjekjes së ushtarit dezertues duke gjuajtur përgjatë vijës ushtarake të demarkacionit dhe më pas duke e kaluar atë.

Ushtari thuhet se është traumatizuar nga ngjarjet dhe kërkoi ushqim pasi ai u rikthye në vetëdije për herë të parë dje. Ai iu nënshtrua dy operacioneve për nxjerrjen e plumbave ku ata gjithashtu gjetën edhe krimin 27 cm. / oranews

Leave a Reply

Back to top button