Bota

Arrestohen tre persona në New York, planifikonin vrasjen e Obamës

Screen Shot 2015-02-25 at 8.12.10 PMTre banorët të New York City me nënshtetësi nga Uzbekistani, dhe një qytetar i Kazakhstanit janë arrestuar pasi planifikonin tu bashkoheshin militantëve të ISIS’it në Siri. Ndërkohë raportohet se njëri prej tyre kishte ofruar të vriste Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama. Burrat janë identifikuar si Abdurasul Hasanovich Juraboev, 24 vjeç, banor në Brooklyn dhe shtetas i Uzbekistanit, Akhror Saidakhmetov, 19, banor i Brooklyn shtetas i Kasakistanit dhe Abror Habibov, 30, banor i Broolyn dhe shtetas i Uzbekistanit. Ata janë akuzuar zyrtarisht për konspiracion dhe mbështetje të grupit terrorist ISIS. Nëse shpallen fajtor ata mund të dënohen deri më 15 vjet burg.

Leave a Reply

Back to top button