Bota

Assad: “Franca ka njohur atë që ne përjetojmë prej pesë vitesh”. Imami i Kairos: “Terrorizmi? Islami është i pafajshëm”

Screen Shot 2015-11-14 at 13.03.26

“Franca ka njohur atë që ne përjetojmë në Siri prej pesë vitesh”. Fjalë të Bashar al Assadit, presidenti sirian në konflikt me terroristët e ISIS, që i ka krahasuar sulmet terroriste që tronditën Parisin, me luftën civile në vendin e tij. Nga Siria, ka qenë një gazetar i Europe 1 që ka përcjellë deklaratat e presidentit sirian, i cili pikërisht sot ka pritur një delegacion prej katër deputetësh francezë, ndërkohë që në Vienë vazhdojnë bisedimet e paqes për Sirinë. Sulmet terroriste në Paris “me siguri do të ndikojnë në diskutimet mbi Sirinë në samitin e Vienës, ky argument me siguri do të preket gjatë bisedimeve të sotme”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Por nga Praga, ministri i jashtëm britanik, Philip Hammond ka deklaruar pozicionin e Britanisë së Madhe: “Jemi të bindur se Bashar al Assadi duhet të largohet, kjo është pjesë e ndryshimit të regjimit në SIri. Por jemi të vetëdijshëm se transformimi do të jetë një proces në të cilin Assadi mund të luajë një rol”.

Islami është i pafajshëm

Ahmed al Tayyeb, imami që ka hedhur disa herë teorinë e shkatërrimit të Shtetit të Izraelit, është distancuar nga sulmet e përgjakshëm të Parisit. Dhe nga qendra teologjike më e rëndësishme e Islamit sunit, ka lëshuar një thirrje për një “bashkëpunim ndërkombëtar kundër terrorizmit, një monstër maniake”. Fatkeqësisht, në botën islamike, duke filluar nga fytprerësit e Shtetit Islamik dhe miliona myslimanë që e shohin me simpati Shtetin Islamik, shumë islamikë janë pro xhihadistëve që kanë tronditur kryeqytetin francez.

Imami i madh i xhamisë së Al Azharit, institucioni më i madh i botës sunite, ka dënuar sulmet terroriste në Paris, duke i quajtur “të urryer”. “Këta akte janë kundër të gjithë vlerave fetare, njerëzore dhe të qytetërimit – ka pohuar el Tayeb. Ka ardhur momenti që e gjithë bota të përballet me këtë monstër”.

Por monstra nuk është e gatshme të tërhiqet as një milimetër. Sic thuhet në deklaratën e Kalifatit, sulmet ndaj Parisit “janë vetëm fillimi i furtunës”. Sepse Franca “dhe ata që e mbështesin, do të mbeten objektivat parësorë të ISIS dhe do të vazhdojë të ndiejë erën e vdekjes, për faktin që ka marrë udhëheqjen e kryqëzatës, që ka fyer Profetin dhe që është vënë për të luftuar Islamin”. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button