Shkence

Asteroidi do të kalojë nesër më afër se Hëna

asteroidiTë dielën mbrëma mbani kokën lartë, për të parë një asteroid që do të kalon mbi planetin tonë, e që do të jetë më afër se Hëna. Kjo afërsi e asteroidit të njohur si 2014 RC apo ‘Pitbull’ me Tokën, nuk paraqet ndonjë rrezik, sepse ka drejtim tjetër. Edhe sikur drejtimi të ndryshojë, ky asteroid është më i vogël se ai që ka goditur qytetin rus Chelyabinks në fillim të vitit 2013. Shkencëtarët nga NASA kanë njoftuar se pika më e afërt që do të ketë me planetin tonë është 40.000 kilometra. Asteroidi mund të shihet edhe me sy të lirë, ndërsa me një pajisje të thjeshtë mund të shihet shumë më mirë. “Është një mundësi e mirë për të mësuar më shumë rreth asteroideve” kanë thënë zyrtarët në NASA lidhur me këtë rast. Besohet se asteroidi të kaloi pas orë 20:00 të dielën mbrëma. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button