Nga Lisa Grossman, astronome
Nuk është aspak si perëndim. Eshtë ftohtë dhe errët, por nuk është si natë, as edhe si muzg. Hëna thjeshtë i zë vendin rrezeve të fundit të Diellit, duke e kthyer atë në një vrimë të zezë. Ndriçimi i vetëm – një lloj drite e sheshtë, si fantazmë, metalike – vjen nga skaje e qiellit.
Kam shkruajtur për shkencën e eklipsit dhe kam intervistuar studiues për shumë kohë. Mendoja se e dija çfarë të prisja nga eklipsi im i parë i plotë.
As nuk e kisha idenë.
Ka nisur të bëhet ftohtë, kur një nga shkencëtarët e ekipit që ndodhet me mua majë malit thërret: “Edhe dy minuta!” Ekipi hidhet në aksion, duke parë copëzat e fundit të dritës së diellit me syzet e posaçme.
Momenti i plotësisë është i papritur dhe absolut. Korona shfaqet e gjitha mënjehëerë, duke shfaqur krahët e saj të argjendtë në majën e pemëve dhe në qiell. Njerëzit brohorasin; disa fëmijë ulërasin. Dikush më jep një palë dylbi, dhe përmes tyre mund të shoh kromosferën, që shndërrin në ngjyrë të kuqe e të purpurt. Mund tëshoh Mërkurin, të vendosur mu ngjitur me kurorën.
Dhe po kaq papritur, mori fund. Numërojmë sekondat deri në fund të plotësisë dhe pikërisht sipas orarit, dielli rikthehet. Eshtë e pabesueshme se sa shumë dritë ofron ajo pikë e vogël. Më kishin thënë se eklipsi 99 përqind nuk është asgjë krahasuar me eklipsin total. Tani e kuptoj. / Bota.al