Shkence

Astronomja: Kujtoja se e dija ç’të prisja nga eklipsi. Por ajo që ndodhi…

Nga Lisa Grossman, astronome

Nuk është aspak si perëndim. Eshtë ftohtë dhe errët, por nuk është si natë, as edhe si muzg. Hëna thjeshtë i zë vendin rrezeve të fundit të Diellit, duke e kthyer atë në një vrimë të zezë. Ndriçimi i vetëm – një lloj drite e sheshtë, si fantazmë, metalike – vjen nga skaje e qiellit.

Kam shkruajtur për shkencën e eklipsit dhe kam intervistuar studiues për shumë kohë. Mendoja se e dija çfarë të prisja nga eklipsi im i parë i plotë.

As nuk e kisha idenë.

Ka nisur të bëhet ftohtë, kur një nga shkencëtarët e ekipit që ndodhet me mua majë malit thërret: “Edhe dy minuta!” Ekipi hidhet në aksion, duke parë copëzat e fundit të dritës së diellit me syzet e posaçme.

Momenti i plotësisë është i papritur dhe absolut. Korona shfaqet e gjitha mënjehëerë, duke shfaqur krahët e saj të argjendtë në majën e pemëve dhe në qiell. Njerëzit brohorasin; disa fëmijë ulërasin. Dikush më jep një palë dylbi, dhe përmes tyre mund të shoh kromosferën, që shndërrin në ngjyrë të kuqe e të purpurt.  Mund tëshoh Mërkurin, të vendosur mu ngjitur me kurorën.

Dhe po kaq papritur, mori fund. Numërojmë sekondat deri në fund të plotësisë dhe pikërisht sipas orarit, dielli rikthehet. Eshtë e pabesueshme se sa shumë dritë ofron ajo pikë e vogël. Më kishin thënë se eklipsi 99 përqind nuk është asgjë krahasuar me eklipsin total. Tani e kuptoj. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button