Enciklopedike

Qytetërime me teknologji të përparuar: Atlantida

Screen Shot 2015-07-04 at 11.16.02

Seria: Qytetërime me teknologji të përparuar

Thuhet se kur u fundos kontinenti i Mu, oqeanet e të gjithë botës u ulën në mënyrë drastike, teksa uji u derdh për në Basenin e ri të sapoformuar të Paqësorit. Ishujt relativisht të vegjël që kishin ekzistuar në Atlanik gjatë kohës së qytetërimit Lemurian ishin lënë të thatë prej oqeanit në tërheqje. Toka që sapo kish dalë në sipërfaqe u bashkua me Arkipelagun Poseid në Oqeanin Atlantik për të formuar një kontinent të vogël. Ky kontinent quhet Atlantidë nga historianët sot, ndonëse emri i vërtetë i tij ishte Poseid.

Besohet se Atlantida e ka cuar teknologjinë në në faza shumë të përparuara, shumë përtej asaj që ekziston në planetin tonë sot. Në librin “A Dweller On Two Planets”, i diktuar fillimisht në vitin 1884 nga Filos Tibetiani një djaloshi të ri nga Kalifornia me emrin Frederick Spenser Oliver, si dhe në një pasues të këtij libri në vitin 1940, ‘An Earth Dweller Returns”, përmenden shppikje dhe pajisje të tilla si kondicionerët e ajrit për të përballuar vapën e padurueshme; llampat cilindrike pa ajër, tubat e kristalit të ndricuar nga forcat anësore të natës; pushkë elektrike, armë që shfrytëzojnë energjinë elektrike si forcë shtytëse (armë të tilla përbëjnë sot një shpikje të kohëve të fundit); transportin me një binar; gjeneratorë uji, një instrument për kondensimin e ujit nga atmosfera; si dhe Vailx-ët, një anije kozmike që udhëhiqet nga forcat shtytëse dhe tërheqëse.

Edgar Cayce, në një lexim fliste për shfrytëzimin e aeroplanëve dhe të kristaleve apo të gurëve të zjarrit që përdoreshin për energji dhe zbatime të tjerë. Ai gjithashtu flet për shpërdorim të pushtetit dhe paralajmërime për shkatërrim në të ardhmen./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button